Politike

Kryetari i Prezencës së OSBE në Shqipëri takohet me ministrin Lamallari/ Në fokus të diskutimeve reforma në drejtësi dhe përdorimi i tepruar i paraburgimit

 Ambasadori Tarran vuri në dukje çështjen e përdorimit të tepruar të arrestit në burg në Shqipëri dhe riafirmoi angazhimin e Prezencës për të trajtuar këtë çështje në mënyrë gjithëpërfshirëse.

13 Tetor 2025, 20:05 Nga DOSJA
Kryetari i Prezencës së OSBE në Shqipëri takohet me
Takimi i ambasadorit Michel Tarran me ministrin e Drejtësisë Besfort Lamallari

TIRANË- Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Michel Tarran ka zhvilluar sot një takim me Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari. Në fokus të bisedimeve ishte reforma në drejtësi dhe arresti në burg. Ambasadori Tarran vuri në dukje çështjen e përdorimit të tepruar të arrestit në burg në Shqipëri dhe riafirmoi angazhimin e Prezencës për të trajtuar këtë çështje në mënyrë gjithëpërfshirëse.

Ai kujtoi angazhimin e gjatë të Prezencës në reformën penitenciare, përfshirë rolin e saj në krijimin dhe mbështetjen e Shërbimit të Provës, zhvillimin e legjislacionit dhe politikave, si edhe rritjen e kapaciteteve të stafit të burgjeve. Ministri Lamallari riafirmoi, gjithashtu, angazhimin për bashkëpunim të mëtejshëm, përfshirë pjesëmarrjen në tryeza, diskutime dhe veprimtari të tjera të organizuara nga Prezenca./Dosja.al

michel tarran besfort lamallari

Sondazh

Poll