Politike

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ EMRAT e kryetarëve të komunave që fituan me përqindjen më të lartë të votave, prin Sami Lushtaku

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sami Lushtaku, ka shënuar fitoren më të madhe në nivel vendi. Ai ka triumfuar në Komunën e Skenderajt me 83.45 për qind të votave, duke lënë pas të gjithë kandidatët e tjerë në garë për komunat e Kosovës.

13 Tetor 2025, 14:45 Nga M.L
Zgjedhjet lokale në Kosovë/ EMRAT e kryetarëve të komunave
Foto ilustruese

KOSOVA- Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, disa kryetarë komunash kanë siguruar fitore bindëse, duke marrë mbështetje të gjerë nga qytetarët në komunat e tyre. Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sami Lushtaku, ka shënuar fitoren më të madhe në nivel vendi. Ai ka triumfuar në Komunën e Skenderajt me 83.45 për qind të votave, duke lënë pas të gjithë kandidatët e tjerë në garë për komunat e Kosovës.

Pas tij renditet Ilir Ferati nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i cili fitoi 58.78% të votave në Komunën e Istogut. Në vendin e tretë është Agim Aliu nga PDK, që fitoi 56.47% të votave në Ferizaj.

I katërti në këtë listë është Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 53.42% në Podujevë, ndërsa menjëherë pas tij renditet Ekrem Kastrati nga Nisma Socialdemokrate, i cili mori 53.41% të votave në Malishevë. Lista vazhdon me Ramiz Lladrovcin, kandidat i pavarur në Komunën e Drenasit, i cili fitoi me 52.32% të votave, dhe më pas me Bashkim Ramosajn nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) që fitoi 51.57% në Deçan.

Ndërsa në fund të listës së kryetarëve që fituan me përqindje të larta janë:

Imri Ahmeti (LDK) – Lipjan me 51.15% të votave.

Mehmet Ballazhi (PDK) – Hani i Elezit me 50.94% të votave.

Kadri Rahimaj (LVV) – Kamenicë me 50.56%.

Qemajl Aliu (LVV) – Shtime me 50.47% të votave. / Dosja.al

zgjedhjet loakle ne kosove

Sondazh

Poll