Politike

Reforma territoriale, Berisha: Rama kërkon të çojë në 30 numrin e bashkive në vend, kemi 2 kushte për të marrë pjesë

Gjatë një konference për gazetarët, Berisha tha se opozita nuk pranon të ketë një reformë zgjedhore pa praninë e përfaqësuesve të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

13 Tetor 2025, 13:28 Nga E.d
Reforma territoriale, Berisha: Rama kërkon të çojë në
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se dëshiron ta çojë në 30 numrin e bashkive në vend, nga 62 që janë aktualisht. Gjatë një konference për gazetarët, Berisha tha se opozita nuk pranon të ketë një reformë zgjedhore pa praninë e përfaqësuesve të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

Përsa i përket reformës territoriale Berisha tha se opozita ka dërguar një projekt për këtë në parlament, i cili sipas tij është shumë ndryshe nga projekti që do bëj Rama.


 

"E kemi theksuar këtu, nuk mund të ketë reformë zgjedhore pa praninë e ODIHR. Do ftohet dhe do i dërgohet ftesë ODIHR, pasi të pranojnë ftesën, duhet një ftesë nga të gjitha palët, pozita dhe opozita dhe natyrisht me praninë e ODIHR ne jemi të gatshëm të shqyrtojmë një e nga një të gjitha rekomandimet e misioneve të vëzhgimit, të cilat nga 2013 e gjer sot nuk janë marrë parasysh. Për reformën territoriale, ne kemi dorëzuar, në parlament ekziston një projekt i PD-së dhe opozitës për reformën territoriale i cili ndryshon si nata me ditën me projektin që ka ndërmend Edi Rama.

Edi Rama ka ndërmend faktikisht të pjesëtojë me disa herë fuqinë e votës së qytetarëve shqiptarë. Të largojë pushtetin prej tyre dhe ti katandisë nga 62, në mos gaboj në 28 apo 30 bashki dhe komuna. Natyrisht reforma e parë e tij, ishte një katastrofë, një kaos. Mjafton të kujtoj këtu se, një qark me 120 mijë banorë, ka 7 njësi të qeverisjes vendore, një qark me 1 mln banorë ka 4 njësi të qeverisjes vendore. Kjo është e vërtetë për Tiranën dhe Gjirokastrën. Kështu që për këtë të dytë, nuk mund të shprehem se edhe këtu kemi një kusht të panegociushëm, praninë e përfaqësuesve të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd edi rama

Sondazh

Poll