12 Tetor 2025, 16:39
Nga E. D
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për çështjen "Partizani", ku të përfshirë janë Kryedemokrati Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Bëhet me dije se Gjykata e Posaçme ka kërkuar dy javë kohë që të dalë me një vendim lidhur me kërkesat paraprake të të pandehurve të dosjes Partizani. Në seancën e sotme Prokurori i Posaçëm, Arben Kraja kundërshtoi pretendimet e palës mbrojtëse që kërkojnë pavlefshmëri të akteve të dosjes, çka do të sillte dhe pushimin e çështjes penale.
Në këtë çështje janë të pandehur gjithsej pesë persona: ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi, si dhe Andia Pustina dhe Xhimi Begeja. Çështja do të gjykohet nga magjistratja Elsa Ulliri, e cila u përzgjodh pas hedhjes së shortit. Anëtarë të trupës gjykuese janë Bib Ndreca dhe Rudina Palloi. Prokuroria ka ngritur ndaj Berishës akuzën për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.
Ndërsa ndaj Jamarbër Malltezit rëndojnë akuzat për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Tre të pandehurit e tjerë, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina, akuzohen për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, lidhur me veprimtarinë e kompanisë “Homeplan”./ Dosja.al
dosja “partizani”
Politike
13 Tetor 2025, 14:45
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, disa kryetarë komunash kanë siguruar fitore bindëse, duke marr&eum...
Politike
13 Tetor 2025, 14:36
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Qytetarët e Kosovës më 12 tetor iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj n...
Politike
13 Tetor 2025, 14:28
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shprehur mirënjohje për të gjithë...
Politike
13 Tetor 2025, 14:25
I.A
Artur Metani
TIRANË- Kreu i ILD, Artur Metani deklaroi në Komisionin e Ligjeve se nuk ka asnjë hetim për Irena Gjokën nga Inspekto...
Politike
13 Tetor 2025, 14:06
I.A
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha vlerësoi procesin zgjedhor në Kosovë duke e cilësuar si një leksion t&e...
Politike
13 Tetor 2025, 12:49
I.A
Ursula von der Leyen
TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tregon se me anëtarësimin ne BE, ekonomia e shteteve t&...
Politike
13 Tetor 2025, 13:30
E.d
Sali Berisha
TIRANË - Sali Berisha, Kreu i PD-së ka kërkuar që kanditatura e tyre për Avokatin e Popullit të hidhet në...
Politike
13 Tetor 2025, 13:28
E.d
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se dëshiron ta çojë në 30 numr...
Politike
13 Tetor 2025, 13:24
I.A
Florjan Binaj
TIRANË- Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka reaguar me ironi pas vendimit për ndalimin e qa...
Politike
13 Tetor 2025, 13:17
E.d
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar marrëveshjen e paqes mes Izraelit dhe Palestinës, duke e qu...