Bota

Trump në Egjipt: Nëse SHBA-të nuk do të kishin arritur marrëveshjen me Iranin nuk do të kishte një marrëveshje për Gazën

Sky News shkroi se në fjalimin e tij në Knesset të cilin e zhvilloj më herët, presidenti amerikan deklaroi se mund të bëjë një lloj marrëveshje me Iranin.

13 Tetor 2025, 17:42 Nga E.d
Trump në Egjipt: Nëse SHBA-të nuk do të kishin arritur
Foto ilustruse

EGJIPT - Presidenti i Amerikës Donald Trump ka mbërritur në qytetin Sharm el-Sheikh në Egjipt, teksa është takuar me me presidentin e Egjiptit Abdel Fattah al Sisi. Sky News shkroi se në fjalimin e tij në Knesset të cilin e zhvilloj më herët, presidenti amerikan deklaroi se mund të bëjë një lloj marrëveshje me Iranin.
 
“Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje", tha Trump gjatë bisedës me Presidentin e Egjiptit Abdel Fattah al Sisi.
 
Donald Trump tha se Irani ka bërë një deklaratë se e mbështët këtë marrëveshje.
 
"Mendoj se Irani do të vijë ata janë goditur dhe plagosur.Ata kanë nevojë për ndihmë, ata kanë sanksione të mëdha, siç e dini... Do të doja shumë t'i hiqja sanksionet kur të jenë gati të flasin.

Sinqerisht, nëse nuk do t'i kishim goditur ata për armët bërthamore, nuk mendoj se do të kishit qenë në gjendje të kishit këtë marrëveshje të jashtëzakonshme që ndodh vetëm një herë në jetë. Irani bëri një deklaratë se e mbështet këtë marrëveshje me gjithë zemër", tha Trump./Dosja.al
 

donald trump gaza iran

Sondazh

Poll