13 Tetor 2025, 15:14
Nga DOSJA
Sébastien Lecornu
FRANCË- Dy ditë pas riemërimit kryeministër të Sébastien Lecornu Franca ka një qeveri të re. Ndër 34 antarët e kabinetit ka edhe disa personalitete pak të njohura për publikun, sikurse mësohet nga lista që publikoi pallati Elysée.
Në post vazhdojnë të mbeten ministri i Jashtëm Jean-Noël Barrot, ministri i Ekonomisë dhe Financave Roland Lescure, ministrja e Kulturës Rachida Dati dhe ministri i Drejtësisë Gerald Darmanin. Lescure konsiderohet si aleat i ngushtë i presidentit Emmanuel Macron. Ministrja e deritanishme e Punës dhe Shëndetësisë Catherine Vautrin do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes. Ministër i ri i Brendshëm do të jetë prefekti i policisë së Parisit Laurent Nuñez.
Ai do të zëvendësojë ministrin e mëparshëm të Brendshëm konservatorin Bruno Retailleau. Ministër i ri i Punës është emëruar shefi i hekurudhës shtetërore SNCF, Jean-Pierre Farandou. Ish-drejtuesja e Organizatës së Mjedisit WWF në Francë, Monique Barbut, do të jetë ministre e Mjedisit.
Afati kushtetues për buxhetin 2026
Përpara se të prezantonte kabinetin e ri qeveritar, Lecornu u takua për konsultime me presidentin Emmanuel Macron në pallatin Élysée. Sipas një zëdhënësi të presidentit buxheti për vitin 2026 duhet të paraqitet deri të mërkurën (15.10.2025), në mënyrë që të respektohet afati kushtetues. Lecornu ndodhet para detyrës për të ulur deficitin e lartë buxhtor të Francës.
Konservatorët kërkojnë shkurtimin e shpenzimeve, ndërsa liberalët e majtë taksën për miliarderët dhe pezullimin e reformës së diskutueshme të pensioneve që ndërmori Macron.Kryeministri nuk e ka përjashtuar një dorëheqje tjetër, në rast se dështon miratimi i buxhetit. Kabineti i mëparshëm i tij përpara një jave nuk mbijetoi as 14 orë, kur ai u detyrua të kërkojë dorëheqjen. Të premten (10.10.2025) Lecornu u emërua sërish nga Macron në detyrën e kryeministrit./DW
sébastien lecornu
Bota
13 Tetor 2025, 15:09
E.d
Foto ilustruse
IZRAEL - Ayman Odeh dhe Ofer Cassif, dy ligjvënësit izraelitë të cilët protestun dhe u shfaqën me një tab...
Bota
13 Tetor 2025, 14:34
E.d
Foto ilustruse
IZRAEL - Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mbajtur sot në parlamentin izraelit fjalimin e tij në lidhje me marr&eum...
Bota
13 Tetor 2025, 14:25
M.L
Foto ilustruese
IZRAEL- Në fjalimin e tij në Parlamentin izraelit teksa është në fuqi armëpushimi dhe Plani i Paqes, Presiden...
Bota
13 Tetor 2025, 14:18
M.L
Donald Trump
IZRAEL- Gjatë fjalës së tij në parlamentin izraelit, Presidenti amerikan Donald Trump tha se që nga rikthimi i tij n&...
Bota
13 Tetor 2025, 14:13
M.L
Donald Trump
IZRAEL- Presidenti i SHBA-së thotë se marrëveshja e armëpushimit në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Hamasit nuk mund...
Bota
13 Tetor 2025, 14:06
M.L
Netanyahu-Trump
IZRAEL- Presidenti amerikan Donald Trump pritet me duartrokitje dhe brohoritje ndërsa fillon fjalimin e tij në Knesset.
“V...
Bota
13 Tetor 2025, 14:02
M.L
Trump-Ivanka
IZRAEL- Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump nga parlamenti izraelit ka falënderuar publikisht vajzën e tij, Ivanka Trump. Ai tha se k...
Bota
13 Tetor 2025, 13:27
M.L
Foto ilustruese
IZRAEL- Një incident është regjistruar sot në parlamentin izraelit (Kneset), gjatë fjalimit të president...
Bota
13 Tetor 2025, 13:28
I.A
IZRAEL- Presidenti amerikan Donald Trump ka mbajtur një fjalim në parlamentin izraelit ditën e sotme ku dhe lajmëroi lirimin e pengje...
Bota
13 Tetor 2025, 12:49
M.L
Foto ilustruese
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u ngjit në skenën e Knessetit nën duartrokitje dhe shkëmbeu ...