13 Tetor 2025, 17:24
Nga E.d
Foto ilustruse
RUSI- Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitry Medvedev, ka paralajmëruar Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, se furnizimi i Ukrainës me raketa lundrimi Tomahawk mund të përfundojë keq për të. Medvedev, i cili ka qenë president i Rusisë nga viti 2008 deri në vitin 2012, ka lënë të nënkuptohet se Rusia mund të japë një përgjigje bërthamore. Kjo vetëm nëse Ukraina merr dhe lëshon raketa me rreze të gjatë veprimi drejt objektivave brenda Rusisë.
"Furnizimi i këtyre raketave mund të përfundojë keq për të gjithë. Para së gjithash për Trumpin", shkroi Medvedev në një postim në Telegram
Kjo erdhi pasi presidenti Trump përsëriti kërcënimin e tij për furnizimin e Ukrainës me raketa Tomahawk, nëse Rusia nuk pranon të përfundojë luftën. Mediat e huaja raportuan se zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov mbështeti vërejtjet e Medvedevit, duke pretenduar se furnizimi i armëve për Ukrainën rrezikon përshkallëzim të mëtejshëm. Kjo pasi specialistët amerikanë dyshohet se do të duhet të ndihmojnë Ukrainën në qëllimet ndaj objektivave në Rusi.
"Kushdo që ka edhe një kuptim bazë të çështjes e di se ekspertët amerikanë do të përfshihen në trajtimin e raketave të tilla", u tha Peskov.
Trump tha se mund të shqyrtojë dërgimin e raketave Tomahaëk në Ukrainë nëse Rusia vazhdon luftën e saj dhe la të kuptohej se do ta paralajmëronte personalisht Presidentin rus Vladimir Putin nëse ai do të vepronte për të siguruar armët.
"Tomahawk-ët janë një hap i ri agresioni", u tha Trump gazetarëve./Dosja.al
rusi donald trump dmitry medvedev
Bota
13 Tetor 2025, 15:38
E.d
Foto ilustruse
EGJIPT - Rreth 30 liderë botërorë janë mbledhur në qytetin turistik egjiptian Sharm el-Sheikh për ceremonin&eu...
Bota
13 Tetor 2025, 15:14
Sébastien Lecornu
FRANCË- Dy ditë pas riemërimit kryeministër të Sébastien Lecornu Franca ka nj&eum...
Bota
13 Tetor 2025, 15:09
E.d
Foto ilustruse
IZRAEL - Ayman Odeh dhe Ofer Cassif, dy ligjvënësit izraelitë të cilët protestun dhe u shfaqën me një tab...
Bota
13 Tetor 2025, 14:34
E.d
Foto ilustruse
IZRAEL - Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mbajtur sot në parlamentin izraelit fjalimin e tij në lidhje me marr&eum...
Bota
13 Tetor 2025, 14:25
M.L
Foto ilustruese
IZRAEL- Në fjalimin e tij në Parlamentin izraelit teksa është në fuqi armëpushimi dhe Plani i Paqes, Presiden...
Bota
13 Tetor 2025, 14:18
M.L
Donald Trump
IZRAEL- Gjatë fjalës së tij në parlamentin izraelit, Presidenti amerikan Donald Trump tha se që nga rikthimi i tij n&...
Bota
13 Tetor 2025, 14:13
M.L
Donald Trump
IZRAEL- Presidenti i SHBA-së thotë se marrëveshja e armëpushimit në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Hamasit nuk mund...
Bota
13 Tetor 2025, 14:06
M.L
Netanyahu-Trump
IZRAEL- Presidenti amerikan Donald Trump pritet me duartrokitje dhe brohoritje ndërsa fillon fjalimin e tij në Knesset.
“V...
Bota
13 Tetor 2025, 14:02
M.L
Trump-Ivanka
IZRAEL- Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump nga parlamenti izraelit ka falënderuar publikisht vajzën e tij, Ivanka Trump. Ai tha se k...
Bota
13 Tetor 2025, 13:27
M.L
Foto ilustruese
IZRAEL- Një incident është regjistruar sot në parlamentin izraelit (Kneset), gjatë fjalimit të president...