Bota

"U dhashë fund tetë luftërave në tetë muaj", Donald Trump: Netanjahu më telefononte shumë herë për armë, Izraeli u bë i fuqishëm...

Presidenti amerikan Donald Trump tha se që nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, ka arritur t’i japë fund tetë konflikteve të armatosura, përfshirë edhe luftën më të fundit që përfshiu Izraelin.

13 Tetor 2025, 14:18 Nga M.L
"U dhashë fund tetë luftërave në tetë muaj",
Donald Trump

IZRAEL- Gjatë fjalës së tij në parlamentin izraelit, Presidenti amerikan Donald Trump tha se që nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, ka arritur t’i japë fund tetë konflikteve të armatosura, përfshirë edhe luftën më të fundit që përfshiu Izraelin.

“Pengjet janë kthyer. Është ndjesi e mirë… është bukur ta thuash. Është hera e parë që e them, pengjet janë kthyer. Por kur i jep fund tetë luftërave në tetë muaj, kjo do të thotë se nuk e do luftën,” deklaroi Trump, duke marrë duartrokitje nga të pranishmit.

Ai shtoi se paqja në rajon ka ardhur si pasojë e fuqizimit të Izraelit, duke përmendur edhe marrëdhënien e tij të ngushtë me kryeministrin Netanyahu: Netanjahu më telefononte shumë herë për armë… aq shpesh, saqë Izraeli u bë i fuqishëm dhe i fortë… dhe kjo çoi në paqe.

Trump falënderoi gjithashtu bashkëpunëtorët e tij më të afërt, përfshirë të dërguarin e posaçëm Steve Witkoff, dhëndrin dhe këshilltarin e tij Jared Kushner, si dhe sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe ministrin e Mbrojtjes Pete Hegseth, duke thënë:

“Patëm disa njerëz vërtet të jashtëzakonshëm që punuan për këtë”, u shpreh Donald Trump.

Presidenti amerikan thotë se “Izraeli, me ndihmën tonë, ka fituar gjithçka që mundi”, duke shtuar se tani është koha për “paqe dhe prosperitet për të gjithë Lindjen e Mesme”.

Në të njëjtën kohë, ai kujtoi imazhet e tmerrshme të 7 tetorit, duke e përshkruar sulmin si “një nga përdhosjet më të liga” të hebrenjve që nga Holokausti.

Ai ripërtëri mbështetjen e SHBA-së për Izraelin, duke thënë: “Dijeni se Amerika qëndron me ju në këto dy premtime të përjetshme: të mos harrojmë kurrë dhe të mos e lejojmë kurrë të ndodhë përsëri”./ Dosja.al

donald trump

Sondazh

Poll