Bota

Marrëveshja e Paqes me Gazën/ Netanyahu në parlamentin izraelit: Emri i Trump do të gdhendet në historinë e njerëzimit

Mediat e huaja shkruan se Netanyahu, se gjatë fjalimit të tij falenderoi Presidentin Trump për rolin e tij në ndërmjetësimin e marrëveshjes së armëpushimit, e cila çoi në shkëmbimin e pengjeve.

13 Tetor 2025, 14:34 Nga E.d
Marrëveshja e Paqes me Gazën/ Netanyahu në parlamentin izraelit:
Foto ilustruse

IZRAEL - Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mbajtur sot në parlamentin izraelit fjalimin e tij në lidhje me marrëveshjen historike mes dy vendeve. I pranishëm në fjalimin e tij ishte edhe Presidenti i Amerikës, Donald Trump i cili është edhe personi që bëri të mundur këtë marrëveshje.

Mediat e huaja shkruan se Netanyahu se gjatë fjalimit të tij falenderoi Presidentin Trump për rolin e tij në ndërmjetësimin e marrëveshjes së armëpushimit, e cila çoi në shkëmbimin e pengjeve. Udhëheqësi izraelit u shpreh se nga kjo ngjarje, emri i Trump do të gdhendet në historinë e Izraelit dhe në historinë e njerëzimit.

"Ne e dimë se çfarë roli të rëndësishëm luajtët, një rol vendimtar në kthimin e pjesës tjetër të pengjeve tona. Sa gjatë kemi pritur për këtë moment dhe dua t'ju falënderoj personalisht në emër të të gjithë kombit", tha Netanyahu./Dosja.al

donald trump gaza benjamin netanyahu

Sondazh

Poll