Bota

Protestuan gjatë fjalimit të Trump me pankartat “Nihni Palestinën”/ Kush janë dy ligjvënësit izraelitë, Ayman Odeh dhe Ofer Cassif ?

Të dy këta ligjvënës i përkasin bllokut të opozitës, të cilët kanë kritikuar ashpër kryeministrin Benjamin Netanyahu për politikat e tij në territoret e pushtuara palestineze.

13 Tetor 2025, 15:09 Nga E.d
Protestuan gjatë fjalimit të Trump me pankartat “Nihni
Foto ilustruse

IZRAEL - Ayman Odeh dhe Ofer Cassif, dy ligjvënësit izraelitë të cilët protestun dhe u shfaqën me një tabelë ku shkruhej “Nihni Palestinën” para Presidentit Trump, u nxorën menjëherë nga parlamenti i Izraelit. Të dy këta ligjvënës i përkasin bllokut të opozitës, të cilët kanë kritikuar ashpër kryeministrin Benjamin Netanyahu për politikat e tij në territoret e pushtuara palestineze. Ata e kanë kritikuar veçanërisht për veprimin masiv ushtarak ku mbetën të vrarë mbi 65,000 njerëz në Gaza, pas sulmit të 7 tetorit 2023 nga Hamasi që mori jetën e 1,200 izraelitëve.
 
“Më hoqën nga seanca plenare vetëm sepse ngrita kërkesën më të thjeshtë, një kërkesë për të cilën bie dakord i gjithë bashkësia ndërkombëtare: Të njihet një shtet palestinez. Të njihet ky realitet i thjeshtë: Ka dy popuj këtu dhe asnjëri nuk do të shkojë askund”, ka deklaruar Ayman Odeh përmes një postimi në platformën X.
 
Ayman Odeh, i cili është 50 vjeç dhe e cilëson veten si ateist, ndonëse ka lindur nga një familje myslimane. Ai drejton partinë arabo-hebreje Hadash që është pjesë e grupit politik të Listës së Përbashkët. Hadash konsiderohet një koalicion i krahut të majtë i formuar nga Partia Komuniste e Izraelit dhe grupe të tjera me të njëjtat ide. Ligjvënësi tjetër Ofer Cassif është hebre dhe është 60 vjeç. Ai e ka përfaqësuar Hadash në Knesset që nga prilli i vitit 2019. 
 

"Paqja e vërtetë që do t'i shpëtojë të dy popujt e kësaj toke nga shkatërrimi do të vijë vetëm me fundin e pushtimit dhe aparteidit dhe krijimin e një shteti palestinez përkrah Izraelit. Refuzoni të jeni pushtues! Rezistoni qeverisë së gjakderdhjes!" postoi Casiff në X.
 
Ahyam Odeh, i cili ka përfunduar studimet për drejtësi, ka kërkuar shumë të drejta demokratike për banorët dhe qytetarët arabë e palestinez të Izraelit gjatë gjithë karrierës së tij. Ai dhe partia e tij kanë kërkuar një plan 10-vjeçar për të trajtuar çështjet që lidhen me sektorin arab, duke u përqendruar në punësimin e grave, rehabilitimin e këshillave rajonale, njohjen e komuniteteve beduine të panjohura, transportin publik në qytetet arabe dhe dhënien fund të dhunës.

Ai ka thënë se, ndërsa mbështet të drejtën e popullit hebre për të pasur Izraelin, një shtet palestinez duhet të njihet dhe të formohet për të përmbushur të njëjtat aspirata për palestinezët arabë. Në fushatën e tij në zgjedhjet e vitit 2015, Odeh u quajt një qytetar palestinez i cili nuk ishte i mirëpritur në Izrael nga Avigdor Lieberman, ministri i atëhershëm i jashtëm.
 
Mediat e huaja shkruan se Cassif njihet si një kundërshtar, gjatë kohës së tij në ushtrinë izraelite. Ai ka refuzuar të marrë pjesë në luftën të cilën ai e konsideronte si një shtypje dhe pushtim të palestinezëve. Pas shërbimit ushtarak, ai vazhdoi të merrte një doktoraturë në filozofi politike nga Shkolla e Ekonomisë në Londër me tezën "Mbi nacionalizmin dhe demokracinë: Një provim marksist". Cassif  dha mësim shkenca politike në Universitetin e Tel Avivit dhe në Kolegjin Akademik Sapir./Dosja.al

ayman odeh ofer cassif benjamin netanyahu

Sondazh

Poll