Politike

Inxhinieri Meçe akuza Bashkisë Tiranë: Pagoi 415 mijë € për inspektimin e godinave të shembura

5 Shkurt 2020, 21:33 Nga DOSJA
Inxhinieri Meçe akuza Bashkisë Tiranë: Pagoi 415 mijë

TIRANË- Inxhinieri Arben Meçe ka hedhur sot akuza kundër  Bashkisë së Tiranës, pasi sipas tij ka paguar para për inspektimin e godinave që ishin të shembura. I ftuar sot në emisionin “Real Story”, ka shkëmbyer replika me ministrin Bledi Çuçi, dhe tha se do i shkonte deri në zbulimin e të vërtetës.

Sipas Meçes më 13 dhjetor të 2019 Bashkia e Tiranës me njoftim zyrtar ka lidhur 19 kontrata me 7 kompani për vlerësimin e 19 ndërtesave të cilat ishin të prishura ose nuk kishin nevojë për t’u vlerësuar pasi do të shembeshin. Ai shtoi se janë paguar 415 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për këto ndërtesa ose 22 mijë euro për ndërtesë sipas tij, gjë të cilën mund ta bënin inxhinierët e Institutit të Ndërtimeve.

DEBATI

Çuçi: Kemi dy gjëra, prishje të 79 objektesh me rrezik imediat. Kemi 11 mijë verifikim të thelluar me akt ekspertimi. Media e ka akuzuar Bashkinë sikur ka paguar ekspertë për ndërtesa që janë shembur. Mazniku e përgënjeshtroi.

Meçe: Në Tiranë nga Bashkia është bërë prishja para vendimit.

Çuçi: Janë 79 ndërtesa,

Meçe: I pari që ka mbrojtur ndërtesat e prishura në Durrës jam unë. Këtu nuk shtrohet çështja e prishjes së objektit janë paguar lekë për vlerësues. Shihe çfarë ngrita unë, sikurse njofton buletini i prokurimeve publike data 13 dhjetor 2019 Bashkia Tiranë ka bërë 19 kontrata vlerësimi të paguara me 7 kompani kontraktore. Është bërë nga dy media dhe janë njoftime publike. Bashkia duhet të japë përgjigje për këtë. 113 mijë euro për konvikt në Qytet Studenti dhe 41 mijë euro për një shkollë tjetër. Do shihni çudira për  kompanitë se kush kompani janë. 22 mijë euro është paguar për një vlerësim të një objekti që ishte prishur ndërkohë.

Çuçi: Janë për më shumë. Këtu është gabimi. E sqaroj unë. Në dhjetor Bashkia mobilizoi inxhinierët. Në janar qeveria dha para për të gjitha Bashkitë për të gjitha ndërtesat DS4 DS5 dhe një pjesë ja dha Bashkisë së Tiranës dhe pjesën tjetër Institutit të Ndërtimeve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 985 milionë euro fatura e tërmetit arben mece bashkia tirane bledi çuçi 985 milionë euro fatura e tërmetit arben mece bashkia tirane bledi çuçi

Sondazh

Poll