Politike

Pompeo reagon pas takimit me Ramën: Patëm një diskutim të frytshëm, mirënjohës për Shqipërinë

5 Shkurt 2020, 21:20 Nga DOSJA
Pompeo reagon pas takimit me Ramën: Patëm një diskutim të

SHBA- Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka reaguar pas takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Departamentin Amerikan të Shtetit. Në një reagim në mediat sociale, Pompeo e quan Shqipërinë aleat të SHBA për partneritetin e tij të palëkundur dhe rolin e saj si udhëheqës të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Kënaqësi të mirëprisja kryeministrin shqiptar Edi Rama në Departamentin Amerikan të Shtetit sot, ku patëm një diskutim të frytshëm. Mirënjohës për aleatin tonë Shqipërinë për partneritetin e palëkundur dhe rolin e saj të lavdërueshëm si një udhëheqës të sigurisë në Ballkanin Perëndimor“, shkruan Pompeo.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Pas takimit ka pasur deklaratë nga të dy protagonsitët, ku kreu i qeverisë shqiptare ka treguar temat që janë diskutuar. Nga ana tjetër Pompeo është shprehur se është mirënjohës për Shqipërinë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama në shba mike pompeo rama takon mike pompeon edi rama edi rama në shba mike pompeo rama takon mike pompeon

Sondazh

Poll