Politike

Dosja 'Partizani', zhvillohet sot në GJKKO seanca gjyqësore ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha

Në këtë çështje janë të pandehur gjithsej pesë persona: ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi, si dhe Andia Pustina dhe Xhimi Begeja.

13 Tetor 2025, 09:50 Nga M.L
Dosja 'Partizani', zhvillohet sot në GJKKO seanca gjyqësore
Berisha, Malltezi

TIRANA- Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillohet sot seanca në themel për dosjen e njohur si “Partizani”, ku i pandehur është kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në këtë çështje janë të pandehur gjithsej pesë persona: ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi, si dhe Andia Pustina dhe Xhimi Begeja.

Çështja do të gjykohet nga magjistratja Elsa Ulliri, e cila u përzgjodh pas hedhjes së shortit. Anëtarë të trupës gjykuese janë Bib Ndreca dhe Rudina Palloi. Prokuroria ka ngritur ndaj Berishës akuzën për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa ndaj Jamarbër Malltezit rëndojnë akuzat për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Tre të pandehurit e tjerë, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina, akuzohen për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, lidhur me veprimtarinë e kompanisë “Homeplan”./ Dosja.al

jamarbër malltezi sali berisha gjkko fatmir bektashi xhimi begeja andia pustina

Sondazh

Poll