Politike

Von der Leyen sot në Tiranë, Bajram Begaj takim me Presidenten e Komisionit Europian (AGJENDA)

Vizita e saj nisi me një takim zyrtar me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, i cili e priti në hyrje të Presidencës. Takimi shënon fillimin e një serie takimesh me drejtues të lartë të shtetit dhe aktorë të tjerë institucionalë.

13 Tetor 2025, 09:35 Nga M.L
Von der Leyen sot në Tiranë, Bajram Begaj takim me Presidenten e
Foto ilustruese

TIRANA- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Shqipëri, në kuadër të Forumit të Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor 6). Vizita e saj nisi me një takim zyrtar me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, i cili e priti në hyrje të Presidencës. Takimi shënon fillimin e një serie takimesh me drejtues të lartë të shtetit dhe aktorë të tjerë institucionalë.

Sakaq, ceremonia zyrtare e mirëseardhjes do të zhvillohet në orën 09:50 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku Presidentja e KE-së do të pritet me nderime shtetërore. Pas ceremonisë, në orën 10:00, do të mbahet një takim kokë më kokë mes Kryeministrit Rama dhe Presidentes von der Leyen, i cili do të pasohet nga një takim bilateral mes dy delegacioneve respektive.

Vizita do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp, që do të mbahet në orën 11:15 në ambientet e Kryeministrisë./ Dosja.al

ursula von der leyen bajram begaj

Sondazh

Poll