Rajoni

Kosova me qeveri të re, Albin Kurti dhe kabineti i tij marrin besimin e 86 deputetëve: Do të dëgjojmë zërin tuaj

  • 14 vjet opozitë, kush është Albin Kurti, kryeministri i ri i Kosovës
  • Albin Kurti ka marrë besimin e 86 deputetëve për krijimin e qeverisë së re. Kuvendi i Kosovës ka votuar qeverinë e re dhe tashmë vendi do ketë institucionet funskionale që janë pritur prej datës 6 tetor. Pas votimit të qeverisë së re Kurti bëri betimin parta deputetëve dhe tha se ai do dëgjonte çdo qytetar. Opozita braktisi sallës pas votimit të kabinetit të ri.
    Featured image of article: Kosova me qeveri të re, Albin Kurti dhe kabineti i tij marrin besimin e 86 deputetëve: Do të dëgjojmë zërin tuaj Kuvendi i Kosvës dhe Albin Kurti

    KOSOVË- Qytetarët e Kosovës që kishin votuar për një qeveri të re në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, kanë mundur të shohin vetëm sot përmbushjen e vullnetit të tyre. Pas marrëveshjes së arritur mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, sot në Kuvend qeveria e re ka marrë votëbesimin e Kuvendit. 

    Me 86 vota pro, qeveria Kurti mund të nis punën për përmbushjen e premtimeve që janë bërë gjatë fushatës së vitit të kaluar. Seanca maratonë që filloi që prej orës 11:00 e zgjati deri pas orës 18:00, u përfundua me votimin e qeverisë së re, e cila do jetë në krye të vendit për katër vitet e ardhshme. 

    Në fillim të seancës Albin Kurti nga foltorja e Kuvendit bëri propozimin e kabinetit qeveritar me 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra, e pas votimit u shpreh se ai do punojë për Kosovën dhe do dialogojë më shumë me ata që nuk janë dakord. Nga ana tjetër opozita braktisi sallën e Kuvendit që kur u votua qeveria e deri në fund të seancës.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Pak javë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb.

    J.V. Dosja.al

    • 20:17

      Ambasadori i SHBA: Shoh përpara për të punuar me të gjitha institucionet

      Ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar pas votimit të qeverisë në Kosovës. Në një reagim në mediat sociale, ai shprehet se do të punojë pa përjashtim me të gjitha institucionet, partitë dhe shoqërinë civile për të forcuar drejtësinë dhe prosperitetin, si dhe për të ndërtuar marrëdhënie paqësore shtetet fqinje.

      Philip Kosnett, ambasadori i SHBA në Kosovë

      “Urime për formimin e qeverisë së re. Unë shoh përpara për të punuar me të gjitha institucionet, partitë dhe shoqërinë civile të Kosovës për të forcuar drejtësinë, prosperitetin dhe për të ndihmuar Kosovën të forcojë marrëdhënie paqësore me fqinjët e saj”, shkruan ambasadori.

    • 19:31

      E refuzoi postin në mëngjes, Vjosa Osmani zgjidhet kryeparlamentare: Do i kthejmë dinjitetin institucionit

      Vjosa Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. Pas votimit nga deputetët, Osmani në fjalimin e saj të parë do t’i kthejë dinjitetin Kuvendit gjatë mandatit të saj. “Është nder shumë i madh që sot me besimin tuaj të zgjedhem që ta drejtojë Kuvendin e Kosovës për katër vitet e ardhshme”, ka thënë Osmani.

      Vjosa Osmani në Kuvend

      Më tej Osmani tha se Kuvendi do ta mbikëqyrë Qeverinë e Kosovës. “Të jemi një Kuvend që do të mbikëqyr mirë dhe rreptë Qeverinë e Kosovës”, ka thënë ajo. Kryeparlamentarja e zgjedhur ka premtuar debat demokratik, gjuha korrekte ndaj njëri – tjetrit gjatë udhëheqjes së saj. Osmani këtë psot e refuzoi sot në mëngjes, por sipas informacioneve emri i saj ishte darkordësuar gjatë marrëveshjes mes LDK-së dhe VV-së.

    • 19:06

      Haradinaj: Lajm i mirë, të çohen përpara proceset e rëndësishme për vendin

       Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas votimit të qëverisë së re. Në një reagim në Facebook, Haradinaj shprehet se votimi i qeverisë së re nga ana e Parlamentit të Kosovës është një lajm i mirë për qytetarët. Më tej në postimin e tij, Haradinaj shkruan se uron që ky konstalacion politik të arrij t’i çoj përpara proceset e rëndësishme për vendin.

      Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës

      Nga sot, Kosova ka hyrë në një fazë të re me krijimin e institucioneve. Votimi i Qeverisë së re nga ana e Parlamentit të Kosovës është lajm i mirë për gjithë qytetarët tanë. Uroj që ky konstalacion politik të arrij t’i çoj përpara proceset e rëndësishme për vendin. Në këto ditë, unë po qëndroj për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një agjendë që është caktuar shumë kohë më përpara dhe kësisoj pranim- dorëzimi i mandatit, formalisht do të bëhet nga ana e ZëvendësKryeministrit të parë z. Behgjet Pacolli, të cilën procedurë tashmë e kam autorizuar. Edhe njëherë shpreh besimin që Qeveria e re, t’i dalë zot temave të rëndësishme për qytetarët tanë”, shkruan Haradinaj.

    • 18:54

      Hashim Thaçi: Të fillojnë sa më shpejt punën për përmbushjen e premtimeve

      Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas votimit të qeverisë së re në Kuvend. Në një reagim në Facebook, Thaçi shkruan se tashmë qeveria e re duhet të nisë punën sa më shpejt për përmbyshjen e premtimeve karshi qytetarëve.

      Hashim Thaçi, President i Kosovës

      E mirëpres votimin e sotëm të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për krijimin e Qeverisë së re. Duke uruar kabinetin e ri qeveritar, i ftoj të fillojnë sa më shpejt punën për përmbushjen e premtimeve të dhëna karshi qytetarëve, duke kompensuar ditët e humbura dhe vazhduar angazhimin institucional për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara të cilat mund të tejkalohen vetëm me punë, me përkushtim, me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri shtetërore”, shkruan Thaçi.

    • 18:15

      Kurti si kryeministër, opozita se pranon e largohet nga salla. Pacolli e thotë hapur: Unë do ta votoj, ne si AKR kemi qenë konstruktivë

      Të gjitha partitë opozitare janë larguar nga salla pikërisht në momentin kur do të bëhej edhe votimi për të zgjedhur si kryeministër Albin Kurtin. Para votimit PDK, AAK e NISMA kanë drejtuar akuza të shumta në drejtim të liderit të LVV-së. Ndryshe nga ta ka vepruar kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli,  i cili ka pranuar se partia e tij do të votojë pro qeverisë së Kurtit.

      Pamje nga Kuvendi

      “Sot do të ketë ndarje. Është propozuar oferta për kryeministër. Dua të besoj në këtë ofertë. Dua të besoj në çdo fjalë që e thatë sot. Nëse njeriu angazhohet shpirtërisht, çdo gjë është e arritshme, por ka një parakusht. Atë që do ta bësh duhet ta duash. Unë besoj se ju e doni këtë. Ne si AKR gjithmonë kemi qenë konstruktiv. Ende s’janë mbyllur proceset themelore të shtetit tonë. Kam qenë i kritikuar pse kam votuar çdo qeveri. Nuk mund të bëj ndryshim, s’mund të ndërrohem as sot dhe dua të mbetem ashtu, i natyrshëm, si gjithmonë. Ne si AKR kemi qenë konstruktivë, prapë do të jemi. Duhet pajtim, urti, energji pozitive, jo urrejtje. Ne s’do ta bëjmë atë që keni bërë ju. Unë dhe njerëzit e mi s’do ta lëshojnë asnjëherë sallën. Dua t’u them se do t’u votoj juve. Të shohim nga e ardhmja”, ka thënë ai.

    • 18:01

      Albin Kurti zyrtarisht kryeministër, miratohet qeveria e re me 86 vota

      Kosova nga sot do të ketë qeverinë e re. Albin Kurti dhe kabineti i tij janë votuar me 86 vota pro, pas prezantimit të programit për qeverinë e re. Pas diskutimeve të shumta, kabineti i Albin Kurtit ka marrë 86 votat e deputetëve të maxhorancës dhe pakicave. 

      Pas votimit, Kurti ka zhvilluar dhe betimin para deptutëve dhe tha se qeveria e tij do punojë për të gjithë Kosovën dhe jo për ata që e kanë votuar. Po ashtu tha se kjo nuk ëshrtë një fitore e Vetëvendosjes, por është fitore e Kosovës. 

    • 17:24

      Albin Kurti bën premtimin e parë si kryeministër, paralajmëron padi për gjenocid ndaj Serbisë

      Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e parë të foltoren e kuvendit ka bërë me dije se brenda mandatit 4-vjeçar do të miratohet Ligji për krime të luftës, gjenocid dhe krim kundër njerëzimit. Në fjalën e tij, Kurti tha se do të themelohet edhe instituti për krime të luftës duke premtuar se do të përgatitet edhe një padi kundër Serbisë për gjenocidin e bërë në Kosovë gjatë kohës së luftës.

      “Do të jemi qeveri që do të bëjë dënimin e krimeve të luftës, ne do të mundësojmë dënimin e krimeve të luftës, ashtu që do të miratohet ligji për krime të luftës, gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit dhe të agresionit. Do të themelohet instituti për krime të luftës i cili mbështet prokurorinë në dokumentimin e krimeve të luftës, nga institucionet kompetente, bazuar në ligjin vendor dhe ndërkombëtar do të përgatitet padia kundër Serbisë në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë”, ka deklaruar ai.

    • 13:24

      Dalin emrat/ Vjosa Osmani mbetet jashtë qeverisë, këta janë 15 ministrat e propozuar nga Albin Kurti

      ë seancën e sotme të Kuvendit, kreu i Vetëvendosjes, dhe njëherësh kandidati për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti, ka bërë propozimin e kabinetit qeveritar me 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.  Zëvendëskryeministër i parë është propozuar Avdullah Hoti nga LDK-ja, ndërsa zëvendëskryeminsitër i dytë është propozuar Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje.

      Këta janë emrat e ministrave:

      Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

      Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë

      Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

      Hykmete Bajrami –  Ministre për Arsim

      Agim Veliu –  Ministër i Brendshëm

      Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport

      Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca

      Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu

      Ministria e Financave dhe Transferve – Besnik Bislimi

      Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari

      Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia

      Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.

      Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi

      Për komunitete e Kthim – Dalitbor Jetvic

      Për Zhvillim Rajonal – Ivan Millojevic

    • 13:00

      Deputetja bën veprimin e papritur teksa Albin Kurti mbante fjalimin në Kuvend, çfarë i vendos në xhaketë (FOTO)

      Albin Kurti

      Në seancën e sotme të Kuvendit, teksa Albin Kurti ishte duke mbajtur fjalim një prej deputeteve bëri një veprim që nuk pritej.

      Deputetja  Ganimete Musliu u ngrit të këmbë dhe i vendosi Kurtit në xhaketë dy flamuj, atë të Shqipërisë dhe të Kosovës.  Kjo shifet qartë edhe në foto.  Kurti iu është përgjigjur me ‘Faleminderit deputete’.

    • 8:45

      Albin Kurti pas marrëveshjes: Ishte e vonuar, por tashmë do të qeverisim bashkë

      Albin Kurti

      Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pas marrëveshjes së arritur ditën e djeshme me LDK për formimin e qeverisë së re, ka deklaruar se kjo marrëveshje ishte e vonuar, pasi negociatat nisën disa muaj më parë. Në një postim në Facebook, Kurti shprehet se tashmë do të qeverisin bashkë me LDK.

      “Në negociatat me LDK-në, njëri-tjetrit, i kemi ofruar kërkesa e i kemi kërkuar oferta, jemi qarë e kemi qeshur, përherë të kujdesshëm që ndërmjet nesh të ndodhet një tavolinë.Jemi vonë, gjithsesi. Nuk është tepër vonë, pa dyshim. Moti jemi marrë vesh, tash kemi edhe marrëveshje. Do të qeverisim bashkë.Ju falemnderit për mbështetjen dhe durimin. Urime të gjithëve!”, shkruan Albin Kurti.

    • 8:45

      Qeveria e re në Kosovë/ Zbulohet arsyeja pse Vjosa Osmani ka refuzuar postin e kryeparlamentares

      Vjosa Osmani

      Kandidatja për Kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani ka refuzuar  postin e kryetares së parlamentit edhe pse ajo më herët ishte shprehur se do të pranonte çdo pozicion që do ti vendoste partia e saj.

      Osmani kishte kërkuar postin e Ministres së Punëve të Brendshme dhe atë të Zëvendëskryeministres, duke paralajmëruar në orët e pasdites së djeshme se nuk e pranon postin e Kryetares së Kuvendit. Ende nuk ka ndonjë vendim nëse Osmani do të pranojë nesër të propozohet për kryeparlamentare apo në shenjë proteste do të heqë dorë.

    Shto Koment