Bota

Foshnja preket nga koronavirusi vetëm 30 orë pas ardhjes në jetë, alarmohen mjekët

5 Shkurt 2020, 19:48 Nga DOSJA
Foshnja preket nga koronavirusi vetëm 30 orë pas ardhjes në

KINË- Një foshnjë në Kinë, e lindur nga një nënë e cila ishte e infektuar me koronavirus, është diagnostikuar me sëmundjen vdekjeprurëse vetëm 30 orë pas ardhjes në jetë. Sipas mediave vendase, mjekët janë alarmuar nga fakti që virusi mund të trashëgohet nga nënat te bebet e tyre në bark.

Më tej shtohet se foshnja e infektuar lindi në Ëuhan të dielën. Mjekët i kryen analizat foshnjës në momentin që erdhi në jetë dhe 30 orë më vonë përgjigja e tyre rezultoi pozitive.

Foshnja më pas u transferua në Spitalin e fëmijëve në Ëuhan, i cili është caktuar nga qeveria për të trajtuar të gjithë fëmijët e infektuar. Gjendja e foshnjës, tashmë  treditësh, është e qëndrueshme dhe po monitorohet nga mjekët në çdo kohë, njofton spitali me anë të një deklarate në rrjete sociale.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota femija me koronavirus koronavirusi në kinë rreziku nga koronavirusi femija me koronavirus koronavirusi në kinë rreziku nga koronavirusi

Sondazh

Poll

Bota 5 Shkurt 2020, 15:14

Pse serbët pranuan të futen në qeverinë Kurti?

Kurti ka shkelur në fillim të mandatit të paktën dy premtime – qeveria ka 15 e jo 12 ministri, ndërsa në kabinetin qeveritar ka dy ministra të Listës Serbe dhe ...