Bota

Sot nata e dytë e Festivalit të Sanremos, kush janë të ftuarit specialë dhe këngëtarët në garë

5 Shkurt 2020, 19:26 Nga DOSJA
Sot nata e dytë e Festivalit të Sanremos, kush janë të

ITALI– Sot do të zhvillohet nata e dytë e Festivalit të 70-të të Sanremos në Itali. Në teatrit “Ariston” do të prezantojnë sot Laura Chimenti, Emma D’Aquino dhe Sabrina Salerno.

Por nuk do të mungojnë as të ftuarit specialë që do të dhurojnë spektakël përveç garuesve. Sonte do të performojnë: Zucchero; Gigi D’Alessio dhe Massimo Ranieri.

Ashtu si edhe në natën e parë, edhe sonte Tiziano Ferro do të rikthehet në skenë për të performuar sërish. Këngëtarit italian do t’i bashkohet Massimo Ranieri, për një duet që sigurisht do të ngjall vlerësimin e fansave të Sanremos.

Një tjetër moment për të mos u humbur do të jetë performance e Paolo Palumbos, këngëtarit 22-vjeçar me sklerozë amiotrofike. Amadeus donte që ai të ishte në skenën e Sanremos dhe t’i jepte mundësinë për të kënduar.

Nga “Artistët Big” sot do performojë

Giordana Angi

Francesco Gabbani

Paolo Jannacci

Junior Cally

Elettra Lamborghini

Levante

Enrico Nigiotti

Piero Pelù

Pinguini Tattici Nucleari

Rancore

Tosca

Michele Zarrillo

Ndërsa nga “New Artist”

Fasma

Matteo Faustini

Martinelli dhe Lula

Marco Sentieri

Në mbrëmjen e tretë do të jetë radha e Georgina Rodriguez, e njohur si e dashura e Cristiano Ronaldos, dhe prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu. Mbrëmjen e fundit do ta prezantojë Novello dhe Leotta, madje do të jetë edhe prezantuesja historike Mara Venier.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota festivali i sanremos itali sanremo festivali i sanremos itali sanremo

Sondazh

Poll

Bota 5 Shkurt 2020, 15:14

Pse serbët pranuan të futen në qeverinë Kurti?

Kurti ka shkelur në fillim të mandatit të paktën dy premtime – qeveria ka 15 e jo 12 ministri, ndërsa në kabinetin qeveritar ka dy ministra të Listës Serbe dhe ...