Bota

“Fustani im 35 dollarësh u ul kur..”/ E akuzuan si të përdalë dhe të droguar, deputetja e indijuar u përgjigjet kritik

5 Shkurt 2020, 19:43 Nga DOSJA
“Fustani im 35 dollarësh u ul kur..”/ E akuzuan si të

BRITANI– Deputetja e parlamentit britanik, Trejsi Brabin, u kritikua ashpër sot për veshjen e saj, ku binte në sy fustani i saj me shpatullat jashtë. Brabin u kritikua dhe akuzua se dukej si një e përdalë dhe e alkoolizuar, teksa u paraqit në parlament me një veshje të konsideruar si të papërshtatshme për figurën e saj.

E nuk vonoi shumë dhe deputetja iu përgjigj kritikuesve, duke thënë se nuk kishte kohë për t’iu kthyer përgjigje të gjithëve dhe se mohoi të ishte e përdalë dhe e alkolizuar. Më tej ajo sqaroi se fustani 35 dollarësh u ngrit më shumë sesa duhej, kur ajo u ngrit për të mbajtur fjalën e saj në Parlament.

“Më vjen keq që nuk kam kohë t’ju përgjigjem të gjithëve, por dua të konfirmoj se nuk jam as ‘një e alkoolizuar, as ‘një e përdalë’ dhe as ‘gati për të dhënë gji’. Kujt ia merrte mendja se njerëzit do të shqetësoheshin kaq shumë nga një shpatull.Fustani 35 dollarësh vërtetë ishte me shpatullat jashtë, por ai u ul më tepër se ç’duhej kur u ngrita për të folur.”, shkroi deputetja Brabin në rrjetet sociale.

Pas këtij inicidenti pati komente dhe reagime të shumta, ku disa prej tyre e akuzuan deputeten se dukej “si të ishte kthyer nga një klub, ndërsa një tjetër kërkoi largimin e saj nga parlamenti.

Por përveç kritikuesve, pati dhe  shumë të tjerë që dolën në mbrojtje të saj dukë thënë se: “Ajo mund të veshë dhe bikini, për sa kohë vazhdon të luftojë për çështje sociale.”

Burimi: BBC

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota deputetja ne britani parlamenti ne britani trejsi brabin deputetja ne britani parlamenti ne britani trejsi brabin

Sondazh

Poll

Bota 5 Shkurt 2020, 15:14

Pse serbët pranuan të futen në qeverinë Kurti?

Kurti ka shkelur në fillim të mandatit të paktën dy premtime – qeveria ka 15 e jo 12 ministri, ndërsa në kabinetin qeveritar ka dy ministra të Listës Serbe dhe ...