Politike

Albin Kurti përshëndet serbët me shqiponjën dykrenare: Shqiptarët fitojnë

Ishte Rei Manaj, i cili shënoi golin e fitores, të cilin e festoi me simbolin e shqiponjës dykrenare duke tronditur serbët. 

11 Tetor 2025, 23:30 Nga I.A
Albin Kurti përshëndet serbët me shqiponjën dykrenare:
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përshëndetur fitoren historike të Shqipërisë kundër Serbisë në shtëpinë e këtyre të fundit teksa ka postuar foton e mbrëmjes. Ishte Rei Manaj, i cili shënoi golin e fitores, të cilin e festoi me simbolin e shqiponjës dykrenare duke tronditur serbët. 

Shqiptarët fitojnë! E mundën Serbinë! Urime!  Tre pikë të mëdha për Shqipërinë drejt rrugës për në botërorin 2026”, shkruan Kurti./Dosja.al

albin kurti

Sondazh

Poll