Politike

Inagurohet “Tirana Mooons” te Sheshi “Nënë Tereza”/ Rama: Duam të lëvizim me projekte masive

Gjatë përurimit të veprës, kryeministri Edi Rama u shpreh se instalacioni do të qëndrojë në këtë zonë përkohësisht, ndërsa më pas do të zhvendoset në një tjetër hapësirë të kryeqytetit. Më tej Rama falenderoi ato kontribuan për ndëtimin e saj. 

11 Tetor 2025, 20:13 Nga M.L
Inagurohet “Tirana Mooons” te Sheshi “Nënë
Edi Rama

TIRANANë Sheshin “Nënë Tereza” është vendosur instalacioni artistik “Tirana Mooons”, një oaz i gjelbër i dedikuar librit dhe leximit në hapësirë publike. Gjatë përurimit të veprës, kryeministri Edi Rama u shpreh se instalacioni do të qëndrojë në këtë zonë përkohësisht, ndërsa më pas do të zhvendoset në një tjetër hapësirë të kryeqytetit. Më tej Rama falenderoi ato kontribuan për ndëtimin e saj. 

"Është kënaqësi të jem këtu me ju. Krisi ishte fiksuar ta sillte Hënën në Shqipëri. Kjo besoj është serpentina jonë, do qëndrojë për një çast këtu dhe pastaj do lëvizë. Ne duam, të lëvizim me projekte të mëdha dhe masive. Po përgatisim një projekt shumë të bukur. Ka diçka interesante që duhet çkoduar, sa herë arkitektët mblidhen këtu, Shqipëria ka një ndeshje futbolli. Faleminderit shumë edhe për librat, ju lutem sillni më shumë libra. Kjo është e gjitha, një falenderim i madh për ata që kontribuan për ndërtimin këtu. Duket kaq bukur, shijojeni”, tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll