Politike

ALARM në shkollën 9-vjeçare në Fushë Krujë! I mituri qëndron në oborrin e shkollës me armë gjysmë-automatike në dorë, PAMJET shqetësuese

Në pamjet e publikuara nga TVA News, të cilat janë regjistruar në oborrin e shkollës 9-vjeçare “Bakushë Visha” në Fushë-Krujë, shihet një nxënës që ka hyrë në ambientet e institucionit arsimor duke mbajtur në dorë një send që ngjan me armë zjarri.

11 Tetor 2025, 21:19 Nga M.L
ALARM në shkollën 9-vjeçare në Fushë Krujë! I
Foto ilustruese

FUSHË KRUJË- Një video tepër shqetësuese dhe alarmuese është shpërndarë ditën e sotme në rrjetet sociale. Në pamjet e publikuara nga TVA News, të cilat janë regjistruar në oborrin e shkollës 9-vjeçare “Bakushë Visha” në Fushë-Krujë, shihet një nxënës që ka hyrë në ambientet e institucionit arsimor duke mbajtur në dorë një send që ngjan me armë zjarri.

Në video dallohet qartë momenti kur disa nxënës qëndrojnë të mbledhur dhe bisedojnë me njëri-tjetrin, ndërsa një prej tyre mban në dorë sendin që, sipas pamjes, duket si  gjysmë-automatik.

Një qytetar që ndodhej rastësisht aty pranë ka reaguar në faqe, ku ka shkruar: Përshëndetje JOQ, po kaloja nëpër Fushë-Krujë dhe e pashë atë. Është normale ta shohësh këtë? Kjo është ajo që mësojnë fëmijët në shkollë?

Aktualisht nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për atë që mban në dorë djaloshi i ri dhe nëse bëhet fjalë për armë të vërtetë apo për lodër që i ngjan asaj. Megjithatë, ngjarja ka ngritur edhe një herë shqetësimin e madh për mungesën e sigurisë në institucionet arsimore dhe nevojën për kontrolle më të rrepta në ambientet e shkollave./ Dosja.al

 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TVA Neës (@tvaneës)

fushe kruje

Sondazh

Poll