Politike

Shqipëria shkund rrjetën serbe, Rama: Fitore me gol, fitore me lojë, fitore me zemër kuqezi!

Rama ka postuar foton e Rei Manajt teksa bën simbolin e shqiponjës me duar pasi shkundi rrjetën serbe, dhe një foto të qindra tifozëve në Sheshin Italia që ndjekin Live ndeshjen. “Fitore me gol, fitore me lojë, fitore me zemër kuqezi”, shkruan Rama krahas fotove të bashkangjitura me njëra-tjetrën. Shanset për të arritur play-offi-in historik për në “Botërorin 2026” tashmë janë vërtetë të mëdhaja.

11 Tetor 2025, 22:57 Nga M.L
Shqipëria shkund rrjetën serbe, Rama: Fitore me gol, fitore me
Foto ilustruese

TIRANA- Teska Shqipëria po feston fitoren ndaj serbëve me rezultatin1-0 në 'shtëpinë' e tyre, nuk ka vonuar reagimi i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Përmes rrjeteve sociale, Rama ka postuar foton e Rei Manajt teksa bën simbolin e shqiponjës me duar pasi shkundi rrjetën serbe, dhe një foto të qindra tifozëve në Sheshin Italia që ndjekin Live ndeshjen. “Fitore me gol, fitore me lojë, fitore me zemër kuqezi”, shkruan Rama krahas fotove të bashkangjitura me njëra-tjetrën. Shanset për të arritur play-offi-in historik për në “Botërorin 2026” tashmë janë vërtetë të mëdhaja.

edi rama

Sondazh

Poll