Politike

Rama i vendosi shpenzimet shtetërore ‘Top Secret’/ Berisha: S’ka ndryshim nga diktatori Hoxha, antikushtetuese!

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se teksa Rama ka shpallur sekret shtetëror shpenzimet e tij të bëra me paratë e taksapaguesve shqiptarë, njëjtë ka vepruar edhe paraardhësi i tij Hoxha.

11 Tetor 2025, 13:45 Nga I.A
Rama i vendosi shpenzimet shtetërore ‘Top Secret’/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka asnjë ndryshim mes kryeministrit Edi Rama dhe diktatorit Enver Hoxha, lidhur me mënyrën se si e qeveris vendin. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se teksa Rama ka shpallur sekret shtetëror shpenzimet e tij të bëra me paratë e taksapaguesve shqiptarë, njëjtë ka vepruar edhe paraardhësi i tij Hoxha. Sipas Berishës, mbajtja sekret e shpenzimeve, është një akt antikushtetues që zyrtarizon vjedhjet.

Postimi i Plotë:

Edi Rama i shisheve 33 mije euro Romanee Conti dhe i fluturimeve 23 milionë euro me avion charter, ka shpallur sekret shtetëror shpenzimet e tij të bëra me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Njësoj si Enver Hoxha që i kishte shpenzimet sekrete dhe të pakufijshme. Ky akt antikushtetues, zyrtarizon vjedhjet! 

Edi Rama, of the €33,000 Romanee Conti bottles and €23 million charter flights, has declared his taxpayer-funded expenses a state secret. Just like Enver Hoxha, ëho had secret and unlimited expenses. This unconstitutional act legalizes theft!

sali berisha

Sondazh

Poll