Politike

Albin Kurti emëron Nenad Vukmiroviqin si Ministër për Komunitete dhe Kthim

Zyra e Kryeministrit njofton se Nenad Vukmiroviq ka lindur në Mitrovicën e veriut në prill të vitit 1979, me profesion është inxhinier i diplomuar i elektroteknikës dhe informatikës. Shkollën fillore dhe të mesme i ka përfunduar në Mitrovicën e veriut. 

11 Tetor 2025, 16:20 Nga M.L
Albin Kurti emëron Nenad Vukmiroviqin si Ministër për Komunitete
Albin Kurti

KOSOVA- Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar zëvendësministrin e deritanishëm për Komunitete dhe Kthim, Nenad Vukmiroviq, ushtrues të detyrës së Ministrit për Komunitete dhe Kthim, pas zgjedhjes së Nenad Rashiqit në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Zyra e Kryeministrit njofton se Nenad Vukmiroviq ka lindur në Mitrovicën e veriut në prill të vitit 1979, me profesion është inxhinier i diplomuar i elektroteknikës dhe informatikës. Shkollën fillore dhe të mesme i ka përfunduar në Mitrovicën e veriut. 

Më parë ka qenë edhe Drejtor i Arsimit në Komunën e Mitrovicës së veriut. Kryeministri Kurti e uron Vukmiroviq për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave./ Dosja.al

albin kurti

Sondazh

Poll