11 Tetor 2025, 15:06
Nga M.L
Lili Sula
TIRANA- Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor propagandë për të mbuluar gjendjen e rëndë në sistemin arsimor. Sipas saj, deklaratat për mësues të kënaqur dhe arsim digjital janë vetëm një fasadë, ndërsa realiteti në terren tregon mungesë të thellë investimesh.
Deklarata Lili Sulës:
Në pyetësorin TALIS (Anketa Ndërkombëtare e Mësimdhënies dhe të Nxënit), 52% e mësuesve shqiptarë janë shprehur se kanë përdorur inteligjencën artificiale gjatë vitit 2024, ndërkohë që mesatarja për vendet e OECD, është 36%.
Në fakt, askush nuk mund të besojë se mësuesit tanë kanë lënë shumë vende mbrapa mësuesit në Austri, Holandë, Norvegji, Belgjikë, Finlandë, Shtetet e Bashkuara vende të zhvilluara që përdorimin e inteligjencës artificiale e të programeve për progresin digjital e kanë bërë pjesë normale të procesit mësimor.
Duhet të mbajmë parasysh se TALIS bazohet në plotësimin e anketës nga ana e mësuesve, jo në testime të aftësive të tyre, nga ana tjetër vetëraportimi është subjektiv, sa edhe i orientuar e nën mbikëqyrje për të plotësuar anketën ashtu siç duan eprorët.
Arsimi digjital është vetëm në letër, ndërsa mburrja e kryeministrit me tamtame për mësues të kënaqur me profesionin, për mesataren e lartë të mësuesve që përdorin IA është tjetër fasadë qeveritare për të fshehur kolapsin në terren.
Është e ditur se:
-shumica dërrmuese e shkollave s’kanë as internet, as kompjuterë, as laboratorë funksionalë.
– Lënda e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit nuk zhvillohet fare as në ciklin 9-vjeçar, as në atë të mesëm. Nxënësit e dorëzojnë librin në fund të vitit shkollor të papërdorur ashtu siç e kanë marrë në fillim të tij.
-Lëndën e TIK-ut e zhvillojnë mësues që nuk janë diplomuar në fushë të teknologjisë dhe të informacionit por në degë të tjera, si dhe mësues që nuk plotësojnë ngarkesën mësimore.
Mësuesve tanë me ç’duket u është kërkuar të përfshijnë edhe përdorimin e celularit dhe të grupeve të ËhatsApp-it, sepse ata vetë e dinë po aq mirë sa nxënësit e prindërit dhe shoqëria se më shumë se 60 % e mësuesve të ciklit të ulët nuk dinë të përdorin kompjuterin, edhe në mes të Tiranës, ndaj këto shifra nuk janë realitet, por propagandë e paketuar si statistikë.
85% e mësuesve pohojnë se e kanë zgjedhur si profesion të parë mësuesinë, por për pyetjen nëse dashuria për profesionin mund të ndikojë më shumë sesa paga, Shqipëria nuk figuron në listën e përgjigjeve, ndërkohë që renditet Maqedonia e Veriut, Kosova.
Realiteti në terren dhe rezultatet dramatike të nxënësve tregojnë një histori krejt tjetër krahasuar me përgjigjet e pyetësorit – një sistem arsimor në kolaps, ku testet ndërkombëtare si PISA-s zbulojnë mungesën e njohurive, të motivimit dhe drejtimit dhe i rendisin aftësitë e nxënësve në matematikë, gjuhë, shkencë, të menduarin krijues në fund të botës. Janë përkeqësuar të dhënat për diskriminimin, asocializimin, bullizmin, dhunën e konfliktet, ndërkohë mësuesit na qenkërkan të lumtur.
Kur nxënësit bien në fund të tabelave, nuk mjaftojnë statistikat e bukura në letër, por duhet përgjegjësi, reforma të vërteta dhe investim real në cilësinë e mësimdhënies.
Kontrasti i fortë mes vetëvlerësimit të lartë të mësuesve dhe nivelit të ulët të arritjeve të nxënësve mbetet dëshmia më e qartë e politikave arsimore të qeverisë: shumë propagandë, aspak cilësi./ Dosja.al
lili sula partia demokratike
Politike
11 Tetor 2025, 13:45
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka asnjë ndryshim mes kryeministrit Edi Rama dhe diktatorit Enver Hoxha, lid...
Politike
11 Tetor 2025, 12:40
I.A
KOSOVË- Këtë javë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pohuan se Serbia po nd&eum...
Politike
11 Tetor 2025, 12:07
I.A
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka nënshkruar sot Dekretin, me të cili...
Politike
11 Tetor 2025, 11:38
I.A
Genta Vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD Genta Vangjeli deklaroi sot për mediat se Prokuroria e Tiranë...
Politike
11 Tetor 2025, 09:59
I.A
Bidona uji
TIRANË- Natasha Muçi, 69 vjeçe, u gjend ligsht natën e 3 shtatorit. Me të shoqin që lëngon nga sëmun...
Politike
11 Tetor 2025, 09:41
E.d
Foto ilustruse
KOSOVË- Kosova do të zhvillojë të dielën më 12 tetor, zgjedhjet lokale në të gjithe territorin e saj...
Politike
11 Tetor 2025, 09:40
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në fazën e dytë të Konkursit Ndë...
Politike
11 Tetor 2025, 09:28
E.d
Riho Terras
ESTONI- Eurodeputeti nga Estonia, Riho Terras ka deklaruar se Bashkimi Evropian do të jetë në mbështetje të popullit t...
Politike
11 Tetor 2025, 09:26
I.A
Juxhin Drazhi
TIRANË- 34-vjeçari Juxhin Drazhi është deportuar mbrëmjen e kaluar nga Spanja, pasi kërkohej nga dr...
Politike
10 Tetor 2025, 21:41
M.L
Selia Blu
TIRANA- Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale në gjashtë bashki të vendit. Në...