Sport

5 Shkurt 2020, 22:11 Nga DOSJA

ITALI- Lazio nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në shtëpi ndaj Veronës së Kumbullës dhe Rrahmanit, duke humbur një shans të artë për të parakaluar Interin. Gjithsesi, Verona konfirmohet edhe një herë si një ndër ekipet më në formë të momentit, teksa javën e kaluar ndali edhe Milanin në barazimin 1-1.

Në duelin e luajtur në “Olimpico”, ku Strakosha në njërën anë dhe Kumbulla e Rrahmani në anën tjetër ishin si zakonisht titullarë, Lacio ka qenë më kërkuese, ndërsa ka krijuar disa herë raste të rrezikshme, duke goditur dy herë shtyllën. Kumbulla e Rrahmani nga ana e tyre dhuruan një paraqite bindëse pasi mbërritën në një mënyrë apo një tjetër të mbanin larg portës të rrezikshmin Imobile.

Nga ana tjetër, në fund të ndeshjes edhe Strakoshës iu desh të bënte disa mrekulli me devijimet e tij për të ruajtur të paprekur portën pas sulmeve të Veronës që kishte mundësi të mira shënimi në fund. Megjithatë, vërshëllima përfundimtare pa dy skuadrat të ndanin pikët me Lacion që është tashmë 4 pas Juventusit kryesues e 1 pas Interit të vendit të dytë. Ndërsa Verona mbetet në vendin e 9 në klasifikim, vetëm 1 pikë larg Kaljarit që mban vendin e 6 që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Europës.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lacio seria a verona lacio seria a verona

Sondazh

Poll

Sport 5 Shkurt 2020, 19:40

TIRANË- Komisioni i Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë sot një sërë dënimesh mbi skuadrat që konkurrojnë në kampionatet shqiptare si d...