Sport

Çështja Messi-Abidal, presidenti Bartomeu merr situatën në dorë dhe vendos qetësi në skuadër

5 Shkurt 2020, 20:05 Nga DOSJA
Çështja Messi-Abidal, presidenti Bartomeu merr situatën në

SPANJË- Barcelona nuk po përjeton një situatë të qetë këto ditë dhe një konflikt mes Messit dhe Abidal ka nxehur shumë situatën në kampin katalanas.

Abidal pati deklaruar në një intervistë se disa lojtarë nuk jepnin më të mirën e tyre nën drejtimin e Valverdes dhe kjo deklaratë ka ngjallur reagimin e Messit në rrjetet sociale, diçka që nuk e kishim parë kurrë më parë.

Presidenti Bartomeu ka marrë situatën në dorë dhe ka thirrur në një takim, drejtorin sportiv Erik Abidal për të sqaruar situatën, më pas kreu i klubit ka takuar dhe kapitenin e skuadrës për të qartësuar çdo gjë.

Nuk mendohet ndonjë shkarkim i Abidal, Bartomeu gjithashtu do të jetë pranë skuadrës dhe do të udhëtojë drejt Bilbaos, në mënyrë që të jetë një situatë më e qetë për ekipin në atë ndeshje delikate, e cila përcakton pjesëmarrjen në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport eric abidal lionel messi presidenti i barcelones eric abidal lionel messi presidenti i barcelones

Sondazh

Poll

Sport 5 Shkurt 2020, 19:40

TIRANË- Komisioni i Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë sot një sërë dënimesh mbi skuadrat që konkurrojnë në kampionatet shqiptare si d...