Sport

5 Shkurt 2020, 19:40 Nga DOSJA

TIRANË- Komisioni i Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë sot një sërë dënimesh mbi skuadrat që konkurrojnë në kampionatet shqiptare si dhe për lojtarët e zyrtarët e ekipeve. Presidenti i skuadrës së Bylisit, Besnik Kapllanaj është dënuar me dy ndeshje pezullim për shkak se sjellja e tij ndaj vendimeve të arbitrave është cilësuar si ofenduese.Lojtari i Bylisit, Jurgen Goxhaj është dënuar me tetë ndeshjen pezullim, për shkak të sjelljes ndaj arbitrave.

Vendime të tjera të marra janë edhe gjobat për sjelljet e spektatorëve në stadiume, ku janë prekur klubi i Tiranës dhe ai i Bylisit.Por, Disiplina vazhdon që të çudisë me vendimet e saj. Ndeshja e Kategorisë së Parë mes Devollit dhe Turbinës, pati sherr në fushë, shkallët e stadiumit dhe në ambientet e brendshme, ku janë përfshirë zyrtarë dhe lojtarë të të dy klubeve. Por, Disiplina, jo vetëm që nuk e ka marrë në shqyrtim, por ka ngatërruar edhe ata që duhet të dënojë. Sepse Hektor Mali është portier i Devollit dhe jo lojtar i Turbinës…Ja vendimet e sotme…

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 05.02.2020

KF Tirana për sjellje te gabuar te spektatoreve në bazë të nenit 65/4/a të KDS dënohet me gjobe ne masën 100.000 (njëqindmijë) Leke. KF Tirana detyrohet të dëmshpërbleje dëmtimet e shkaktuara brenda 15-ditesh në stadiumin “AIR Albania” nga spektatoret përkatës sipas akt konstatimit të personave përgjegjës ne stadium. KF Bylis per sjellje te gabuar te spektatoreve ne baze te Nenit 65/3/c dhe 65/4/a te KDS dënohet me gjobe ne masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë.  Zyrtari i KF Bylis Besnik Kapllanaj sjellje ofenduese dhe jo-Fair Play ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1) të KDS dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe ambientin përreth fushës.

Lojtari i KF Bylis Jurgen Goxhaj per sjellje te gabuar ndaj zyrtarit te ndeshjes ne baze te Nenit 48/4 te KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Zyrtari i KF Flamurtari Dritan Resuli në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje te shkeljes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF. KF Egnatia në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje te shkeljes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
8. KF Devolli per sjellje te gabuar te spektatoreve ne baze te Nenit 65/3/c dhe 65/4/b te KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatore.

Lojtari i KF Turbina Hektor Mali per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/d dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të Akademia AAS, Haris Lika, konvertimin e dënimit me gjobë për pjesën e mbetur të dënimit. Rrezimin e Kërkesës së KF Klosi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport besnik kapllanaj denohet bylisi komisioni i disiplines besnik kapllanaj denohet bylisi komisioni i disiplines

Sondazh

Poll