Sport

Tronditet futbolli në Francë, presidenti i klubit arrestohet për ngacmim seksual!

5 Shkurt 2020, 12:48 Nga DOSJA
Tronditet futbolli në Francë, presidenti i klubit arrestohet për

FRANË– Në Francë, presidenti i klubit të Angers, Said Chabane është arrestuar nga autoritetet franceze, pasi 55-vjeçari është akuzuar për ngacmim seksual. Aktualisht numri një i klubit ndodhet në ambientet e paraburgimit, ku po i jep shpjegime hetuesve për akuzat e ngritura ndaj tij.

Denoncimi ka ardhur nga një punonjëse e klubit, policia ka marrë në pyetje të gjithë femrat e klubit ku të paktën disa prej tyre u shprehën se ishin ngacmuar seksualisht nga Chabane.

Klubi i Angers menjëherë ka reaguar në një komunikatë zyrtare ku njofton se: Chabane i hedh poshtë të gjitha akuzat kundër tij dhe do t’i japë para drejtësisë të gjitha provat që tregojnë të vërtetën dhe ruajnë nderin e tij.

Presidenti është i vendosur për të provuar pafajësinë e tij dhe ka shumë besim te hetimet, ndaj po bashkëpunon me hetuesit.

E.Ç/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport france said chabane france said chabane

Sondazh

Poll