Sport

Festuan ditëlindjen e Neymar një ditë para ndeshjes, Tuchel ka një fjalë për futbollistët e tij!

5 Shkurt 2020, 14:41 Nga DOSJA
Festuan ditëlindjen e Neymar një ditë para ndeshjes, Tuchel ka

Neymar nuk u grumbullua në ndeshjen për kampionat ndaj Nantes, për shkak se braziliani pësoi një dëmtim në brinjë.

Mungesa e brazilianit erdhi vetëm disa ditë pasi festoi ditëlindjen e tij të 28-të me shokët e skuadrës në një klub nate në Paris, një rast që trajneri i PSG, Thomas Tuchel pranon se nuk ishte përgatitja ideale për takimin e së martës në Ligue 1.

Sipas PA Media, Tuchel u shpreh: “A është mënyra më e mirë për t’u përgatitur për një ndeshje? Jo, qartësisht jo. A është gjëja më e keqe në botë? Jo. Unë mbroj gjithmonë lojtarët e mi dhe e dua vërtet ekipin tim. Me mbrëmjen që zhvilluan e pranoj që është pak e vështirë të mbrosh lojtarët, “është turp sepse ne po u japim njerëzve mundësinë të flasin keq për ne. Duhet të përshtatemi me situatën por nuk do të lë ndonjë lojtar në pankinë apo në shtëpi sepse ata dolën jashtë dhe festuan.”

Klubi i PSG afroi në vitin 2017 sulmuesin brazilian për një shifër rekord, por karriera e tij është penguar nga dëmtimet, duke zhvilluar vetëm 51 paraqitje në Ligue 1.

(e.ç./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport neymar psg thomas tuchel neymar psg thomas tuchel

Sondazh

Poll