Sport

Derbi Inter-Milan në zjarr, shiten 90 përqind të biletave

5 Shkurt 2020, 17:16 Nga DOSJA
Derbi Inter-Milan në zjarr, shiten 90 përqind të biletave

Edhe pak ditë ka mbetur nga “Derbi della Madonina”, të gjithë prozhektorët do të ndizen për një nga ndeshjet më të forta.

Sipas mediave italiane, deri më tani janë shitur 75 mijë bileta. Në krahasim me derbin e parë të këtij sezoni, ku ishin të pranishëm në “San Siro” rreth 70 mijë tifozë, këtë herë interesimi i tifozëve është më i madh.

Ndërkohë, raportohet se kanë mbetur edhe rreth 1 mijë bileta në dispozicion kryesisht në sektorin e tifozëve të Milanit por të cilat pritet të shiten në ditët në vijim. Ndeshja e pestë këtë sezon që Interi do të ketë më shumë se 70 mijë shikues në stadium.

(e.ç.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter milan san siro inter milan san siro

Sondazh

Poll