Sport

Raiola i shpall luftë FIFA-s, agjenti i famshëm ka gati planin si të shkëputet nga organi botëror i futbollit

5 Shkurt 2020, 21:04 Nga DOSJA
Raiola i shpall luftë FIFA-s, agjenti i famshëm ka gati planin si

Agjenti i njohur Mino Raiola rikthehet të flasë,por këtë herë kundër institucionit të futbollit FIFA. Raiola është pezulluar nga FIFA, por ai nuk ka ndërmend të ndalë sulmet duke e konsideruar FIFA-n si mafia. Përfaqësuesi i lojtarëve të njohur si Paul Pogba, Zlatan Ibrahimovic, Gianluigi Donnarumma dhe Matthijs de Ligt, ka folur gjerë e gjatë.

“Unë nuk dua të dukem arrogant, por mendoj se unë e krijova këtë treg. Futbolli u bë shfaqje dhe argëtim. Shpika tregun e futbollit dhe në 25 vite që kam qenë aktiv”. Raiola foli edhe për planet për t’u shkëputur nga FIFA, në mënyrë që klubet dhe agjentët të mund të punojnë në mënyrë të pavarur nga organi botëror i futbollit.

“FIFA është mafia. Nëse flisni keq për të ju vret! Është sistem i vjetër dhe ka mbaruar. Ky është fillimi i një epoke të re, ne jemi në fazat e themelimit. Është koha për një revolucion”, ka thënë ai. Planet e tij duket se shkojnë edhe më larg se ato të Forumit të Agjentëve të Futbollit, që Raiola e themeloi me Jorge Mendesin, Jonathan Barnett dhe agjentë të tjerët.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fifa mino raiola fifa mino raiola

Sondazh

Poll

Sport 5 Shkurt 2020, 19:40

TIRANË- Komisioni i Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë sot një sërë dënimesh mbi skuadrat që konkurrojnë në kampionatet shqiptare si d...