Aktualitet

Avokati Redi Llanaj dhunoi punonjësin e sigurimit, reagon Dhoma Kombëtare e Avokatisë: Ngjarje e pahijshme, do marrim masat e nevojshme

Në reagimin zyrtar shkruhet se Dhoma e Avokatisë distancohet nga kjo ngjarje duke e vlerësuar atë të papërshtatshme dhe të pahijshme për figurën e Avokatit, duke shtuar se do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të trajtuar rastin.

10 Tetor 2025, 15:58 Nga M.L
Avokati Redi Llanaj dhunoi punonjësin e sigurimit, reagon Dhoma
Foto ilustruese

TIRANA- Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar pas incidentit që ndodhi ditën e sotme, ku avokati Redi Llanaj dhunoi punonjësin e sigurisë së Gjykatës së Vlorës. Në reagimin zyrtar shkruhet se Dhoma e Avokatisë distancohet nga kjo ngjarje duke e vlerësuar atë të papërshtatshme dhe të pahijshme për figurën e Avokatit, duke shtuar se do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të trajtuar rastin.

Reagim i Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë për Incidentin në Gjykatën e Vlorës:

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë dënon incidentin e dhunës në të cilin është përfshirë avokati Redi Llanaj, anëtar i Dhomës së Avokatise, Vlorë në ambientet e Gjykatës së Vlorës.

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë distancohet nga kjo ngjarje duke e vlerësuar atë të papërshtatshme dhe të pahijshme për figurën e Avokatit. Në të njëjtën kohë ndjejmë keqardhje që ky incident ka ndodhur në ditën e bojkotit të vendosur nga DHASH, pikërisht për të ndalur fenomenin e dhunës ndaj funksionarëve dhe punonjësve në sistemin e drejtësisë, nëpërmjet ngjarjes së Gjyqtarit Astrit Kalaja.

DHASH njofton të gjithë avokatët dhe opinionin publik se po e ndjek me shqetësim dhe seriozitet këte ngjarje dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të trajtuar rastin e këtij avokati. Në të njëjtën kohë, inkurajojmë institucionet përkatëse të hetojnë dhe të zbardhin këtë incident të shëmtuar.

dhoma nderkombetare e avokatise redi llanaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Tetor 2025, 15:05 M.L

"Titaniku” në versionin shqiptar!

Foto ilustruese TIRANA- Titaniku” në versionin  shqiptar! Pas sukseseve javë pas jave, emisioni “Piranjat” në episod...