Aktualitet

EMRI/ Zhduket 49-vjeçari shqiptar në Greqi, familja kërkon gjetjen e tij, pasi mund të ketë arsye që i vënë jetën në rrezik

Protothema shkruan se 49-vjeçari shqiptar i cili bantonte në Greqi, është larguar nga zona Rizomylos në Akai para katër ditëve.

10 Tetor 2025, 12:39 Nga E.d
EMRI/ Zhduket 49-vjeçari shqiptar në Greqi, familja kërkon
Ili Zorbaj

GREQI - Ili Zorbaj 49 vjeç, me origjinë shqiptare është raportuar i zhdukur nga autoritetet greke. Protothema shkruan se 49-vjeçari shqiptar i cili bantonte në Greqi, është larguar nga zona Rizomylos në Akai para katër ditëve. Familja kërkon gjetjene tij, pasi sipas tyre mund të ketë arsye që i vënë jetën në rrezik.

Të afërmit e përshkruajnë Zorbajn si një burrë të gjatë rreth 1.75 cm, të dobët, i cili mbante veshur një xhaketë të zezë, xhinse dhe këpucë të bardha ditën e fundit që është parë. Deri në këto momente nuk është raportuar ende për ndonjë person të ngjashëm me të, ndërkohë që autoritetet greke po kërkojnë për gjetjen e tij./Dosja.al

 

greqi ili zorbaj 49 vjeç

Sondazh

Poll