Aktualitet

Avokati Redi Llanaj rreh punonjësin e sigurisë së Gjykatës së Vlorës, shoqërohet në polici

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në hyrje të gjykatës, në zonën ku kalojnë personat përmes detektorëve të metaleve.

10 Tetor 2025, 13:13 Nga I.A
Avokati Redi Llanaj rreh punonjësin e sigurisë së Gjykatës
Gjykata e Vlores

VLORË- Punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Vlorës është dhunuar ditën e sotme nga avokati Redi Llanaj. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në hyrje të gjykatës, në zonën ku kalojnë personat përmes detektorëve të metaleve.

Pas debatit verbal, situata ka degjeneruar në dhunë fizike ndaj punonjësit të gjykatës. Pas dhunimit, avokati është shoqëruar në ambientet e policisë për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen./Dosja.al

redi llanaj

Sondazh

Poll