10 Tetor 2025, 13:10
Nga I.A

KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prishtinë të urdhërojë mbajtjen e Fatmir Shehollit në paraburgim, derisa autoritetet po kryejnë hetime ndaj tij nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në spiunazh kundër shtetit.
Sheholli u arrestua të enjten në rrethin e Prishtinës pas hetimeve disamujore kundër tij. Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, tha të enjten, pas arrestimit, se Sheholli ka pasur “hapësira të pakufizuara” në mediat e Kosovës, dhe se ai ka “bashkëpunuar me aktorë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj”.
Prokuroria deri tani nuk ka dhënë hollësi për atë se për kë dyshohet të ketë spiunuar Sheholli, por Sveçla la të kuptohej se ai mund të ketë spiunuar për Serbinë.
“Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që nuk hezitojnë ta rrezikojnë atë për çfarëdo përfitimi të tyre. Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm”, shkroi Sveçla në Facebook.
Policia e Kosovës kreu bastisje në vendbanimin e të dyshuarit të enjten. Së voni, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar, akuzuar e gjykuar serbë e shqiptarë nën dyshimet se po spiunonin për shërbimet e inteligjencës së Serbisë. Në qershor, gjykata në Prishtinë e dënoi Aleksandar Vllajiç me pesë vjet burgim, pasi ai u deklarua fajtor për akuzat se ishte përfshirë në spiunazh si anëtar i Agjencisë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA).
Dy të dyshuar të tjerë, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, po gjykohen për spiunazh për Serbinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat se kishin dhënë informacione tek BIA serbe për disa institucione të sigurisë në Kosovë, për UÇK-në dhe masakrën e Reçakut.
Në një rast tjetër po gjykohet edhe serbja Jellena Gjukanoviqit, e cila akuzohet për spiunazh për inteligjencën serbe. Ajo e ka mohuar fajësinë. Në Kosovë, spiunazhi përkufizohet si aktivitetet sekret i mbledhjes, transmetimit ose shpërndarjes së informacionit të ndjeshëm në një shtet, organizatë ose grup tjetër.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me të paktën pesë vjet burgim, nëse i dyshuari shpallet fajtor. Ekspertët kanë thënë se spiunazhi është kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës dhe arrestimet e fundit vetëm sa nxjerrin në pah rrezikun e vazhdueshëm.
Sipas tyre, ky aktivitet jo vetëm që destabilizon vendin brendapërbrenda, por dëmton edhe pozitën e tij ndërkombëtare. Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani, e konsideron spiunazhin si një prej kërcënimeve kryesore të sigurisë kombëtare në vend./REL
aleksandar vllajiç fatmir sheholli
Aktualitet
10 Tetor 2025, 12:39
E.d
Ili Zorbaj
GREQI - Ili Zorbaj 49 vjeç, me origjinë shqiptare është raportuar i zhdukur nga autoritetet greke. Protothema shkruan...
Aktualitet
10 Tetor 2025, 12:16
E.d
Foto ilustruse
GREQI - Policia greke ka arrestuar një shqiptar 26-vjeçar, pasi mbante me vete një pistoletë, ndërkohë q&eum...
Aktualitet
10 Tetor 2025, 12:04
I.A
Ndërsa Nitto ATP Finals po magjeps skenën globale të tenisit, krah për krah me turnetë Grand Slam, Lavazza afirmon praninë e saj...
Aktualitet
10 Tetor 2025, 11:44
I.A
Gjykata e Apelit
TIRANË- Një incident ka ndodhur ditën e sotme në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Mësohet se një ...
Aktualitet
10 Tetor 2025, 11:42
I.A
Gjovalin Shkambi
SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka lënë në masë sigurie 'arrest me burg' Gjovalin Shkambin, xhaxhait e...
Aktualitet
10 Tetor 2025, 10:32
I.A
Ismail Kadare
PARIS- Parisi ka nderuar kolosin e letërsisë shqiptare Ismail Kadare me një pllakë përkujtimore në nder të...
Aktualitet
10 Tetor 2025, 10:23
I.A
Merkel dhe Putin
GJERMANI- Edhe pse ajo nuk është më aktive në politikë, fjalët e saj dëgjohen me kujdes. Sidomos kur b&...
Aktualitet
10 Tetor 2025, 10:16
E.d
Foto ilustruse
TIRANË - Eduard Vushaj 39 vjeç është ekstraduar sot nga Greqia drejt Shqipërisë, pasi ishte shpall...
Aktualitet
10 Tetor 2025, 10:04
I.A
Takimi
TIRANË- Komandanti i Gardës së Republikës Simon Zereci ka shkuar ditën e sotme në Gjykatën e Posa&ccedi...
Aktualitet
10 Tetor 2025, 09:51
E.d
Foto ilustruse
TIRANË - Policia ka arrestuar sot një 28-vjeçar pasi kishte blerë një makinë, por nuk i kishte bërë...