Aktualitet

Transportonin mallra kontrabandë nga Greqia në Shqipëri, arrestohen 2 shoferët e autobusit! Nën hetim doganieri i Kakavijës (EMRAT)

Arrestimet u kryen në aksin rrugor “Kakavijë–Gjirokastër”, ku në pranga kanë rënë Denis Mema dhe Robert Demiraj, ndërsa në gjendje të lirë po hetohet Everest Hoxha, doganier në Degën Doganore Kakavijë, i dyshuar për shpërdorim detyre.

10 Tetor 2025, 14:26 Nga M.L
Transportonin mallra kontrabandë nga Greqia në Shqipëri,
Pika kufijtare

GREQI- Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë nga policia, pasi u kapën duke transportuar mallra të kontrabanduara nga Greqia drejt Shqipërisë. Arrestimet u kryen në aksin rrugor “Kakavijë–Gjirokastër”, ku në pranga kanë rënë Denis Mema dhe Robert Demiraj, ndërsa në gjendje të lirë po hetohet Everest Hoxha, doganier në Degën Doganore Kakavijë, i dyshuar për shpërdorim detyre.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një autobus, efektivët gjetën dhe sekuestruan si prova materiale; rreth 178 kilogramë produkte deti, 45 kuti medikamente, 159 kuti me këpucë të markave të ndryshme. Autobusi dhe mallrat e kontrabanduara u sekuestruan, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht aktivitetin e paligjshëm dhe përfshirjen e personave të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, goditën një rast të kontrabandimit të mallrave nga Greqia.  

Për këtë rast u vunë në pranga shtetasit D. M., 45 vjeç, banues në Tiranë dhe R. D., 54 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera" dhe “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”. 

Në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar autobusin që këta shtetas e drejtonin me radhë. Gjatë kontrollit në autobus janë gjetur kuti me produkte të ndryshme deti, me peshë rreth 178 kg, 45 kuti me medikamente dhe 159 kuti me këpucë të markave të ndryshme, të cilat dyshohet se i këta shtetas i kanë kontrabanduar nga Greqia.  

 Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier në Degën Doganore Kakavije, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".   

Mallrat dhe autobusi u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./ Dosja.al

kakavije gjirokaster arrestime

Sondazh

Poll