Aktualitet

Mbante me vete armë pa leje dhe iu gjet lëndë narkotike, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Greqi

Pas hetimeve të kryera, policia greke zbuloi se arma e cila mbante me vete 26-vjeçari ishte pa leje.

10 Tetor 2025, 12:16 Nga E.d
Mbante me vete armë pa leje dhe iu gjet lëndë narkotike,
Foto ilustruse

GREQI - Policia greke ka arrestuar një shqiptar 26-vjeçar, pasi mbante me vete një pistoletë, ndërkohë që po ndiqte një ndeshje futbolli. Pas hetimeve të kryera, policia greke zbuloi se arma e cila mbante me vete 26-vjeçari ishte pa leje. Pas kontrollit të banesës së tij, atij iu gjet edhe një sasi lënde narkoitike, të dyshuar mariuanë.

26-vjeçari shqiptar ishte një emër i dëgjuar për autorirtetet greke. Ai kishte qenë i përfshirë edhe në disa vepra të tjera penale më parë. Policia i ka sekuestruar, sasinë e lëndës narkotike, pistoletën dhe një karikator që përmbante 5 fishekë. I riu është shoqëruar drejt ambjenteve të policisë, ndërkohë që pritet të merrët një masë sigurie ndaj tij.

greqi 26-vjeçari pistoletë

Sondazh

Poll