Aktualitet

Dosja 5D/ GJKKO zbut masën e sigurisë për Redi Mollën, ish-drejtori i Bashkisë Tiranë lihet në arrest shtëpie

Masa e sigurisë u zbut nga GJKKO për arsye shëndetësore, pasi Molla ndodhej më herët në masë më të rreptë sigurie, arrest në burg.

10 Tetor 2025, 15:42 Nga E. D
Dosja 5D/ GJKKO zbut masën e sigurisë për Redi Mollën,
GJKKO

TIRANË- GJKKO ka zbutur masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie për ish-drejtorin e Bashkisë Tiranë Redi Mollën. Masa e sigurisë u zbut nga GJKKO për arsye shëndetësore, pasi Molla ndodhej më herët në masë më të rreptë sigurie, arrest në burg.

Molla po hetohet për dosjen e 5D, që çoi në burg disa prej drejtorëve në Bashkinë e Tiranës. Ai akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. SPAK pretendon se Molla ka qenë “pronari de facto” i kompanisë 5D Konstruksion, që ka përfituar në mënyrë të dyshimtë tendera publikë nga Bashkia e Tiranës.

Më 2 korrik të 2024 SPAK i komunikoi akuzat “korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” Redian Mollës dhe Mariglen Qatos, ndërsa Taulant Tushes i komunikoi akuzën “shkelje e barazisë në tendera”. Tre ish-drejtorët u arrestuan në muajin mars të vitit 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”.

Ata u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere. Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë. Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohor të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022. Kompania njihet dhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion"./Dosja.al

gjkko

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Tetor 2025, 15:05 M.L

"Titaniku” në versionin shqiptar!

Foto ilustruese TIRANA- Titaniku” në versionin  shqiptar! Pas sukseseve javë pas jave, emisioni “Piranjat” në episod...