Sport

Goli ndaj Dortmund, Milot Rashica hyn në historinë e Werder Bremen!

5 Shkurt 2020, 10:26 Nga DOSJA
Goli ndaj Dortmund, Milot Rashica hyn në historinë e Werder Bremen!

GJERMANI– Werder Bremen arriti të kalojë në çerekfinalen e Kupës së Gjermanisë dhe kjo falë Milot Rashicës që ishte lojtari më i mirë në fushën e lojës.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, ishte vendimtar me një asist të dhënë, shënuar nga sulmuesi Selke.

Në minutën e 70’ Rashica shënoi golin e tretë të ndeshjes që rezultoi vendimtar për fatet e skuadrës. 23 vjeçari ka hyrë në historinë e klubit gjerman, edhe pse ekipi më i njohur ka pasur lojtarë si Diego apo Pizarro, askush nga këto nuk ka arritur të hyjë në historinë e klubit.

Futbollisti është i pari futbollist që ka arritur të shënojë gjashtë gola rresht në ndeshjet e Kupës, një arritje vërtetë historike për djalin nga Vushtria që në kampionati ka shënuar shtatë gola në kampionat.

E.Ç/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dortmund gjermani milot rashica vushtria werder bremen dortmund gjermani milot rashica vushtria werder bremen

Sondazh

Poll