Politike

"Nëse do kishte dinjitet do kishte dhënë dorëheqjen"/ Kushtetuesja pezulloi dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë, Bardhi: Kllouni në Presidencë u diskretitua sot...

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, bardhi shkruan se nëse Begaj do kishte një grimcë dinjiteti sot do kishte dhënë dorëheqjen.

9 Tetor 2025, 16:48 Nga E. D
"Nëse do kishte dinjitet do kishte dhënë
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Tiranë, më 9 nëntor. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, bardhi shkruan se nëse Begaj do kishte një grimcë dinjiteti sot do kishte dhënë dorëheqjen. Demokrati e ka cilësuar gjithashtu Begajn si 'kloun të Presidencës', i cili u diskretitua sot në sytë e gjithë opinionit publik, duke u shpallur me vendim të GJK si ushtar i ER.

“Kllouni në Presidencë u diskretitua sot në sytë e gjithë opinionit publik, duke u shpallur me vendim të GJK si ushtar i ER. Nëse do kishte një grimcë dinjiteti sot do kishte dhënë dorëheqjen. Shkelje më të rëndë të Kushtetutës nuk ka kryer kurrë asnjë President në këto 35 vjet”, shkruan Bardhi në postimin e tij./Dosja.al

gazment bardhi

Sondazh

Poll