Politike

Vendimi i Kushtetueses, Berisha: Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë garën në 5 bashkitë e tjera

Në një prononcim për mediat, Berisha tha më tej se kandidatët e shpallur tashmë janë kandidatura intelektualësh, biznesmenësh, mjekë, të pavarura, dhe shtoi se do të kenë mbështetjen e plotë të PD dhe koalicionit të tyre.

9 Tetor 2025, 15:28 Nga M.L
Vendimi i Kushtetueses, Berisha: Ne jemi të gatshëm të
Sali Berisha

TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se përsa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese për anullimin e zgjedhjeve lokale vetëm për bashkinë e Tiranës, Partia Demokratike është e gatshme të vazhdojë garën në pesë bashkitë e tjera. Në një prononcim për mediat, Berisha tha më tej se kandidatët e shpallur tashmë janë kandidatura intelektualësh, biznesmenësh, mjekë, të pavarura, dhe shtoi se do të kenë mbështetjen e plotë të PD dhe koalicionit të tyre.

-Duke qenë se për Bashkinë e Tiranës do të keni pak më tepër kohë, për bashkitë e tjera ka nisur përgatitjet PD?

Sali Berisha: Ne nuk kërkuam asnjë ditë, asnjë orë kohë edhe për bashkinë e Tiranës. Ishim të përgatitur, motorët po ndizeshin, kandidati po bënte përgatitje të ethshme, por natyrisht vendimi i Kushtetueses mirëpritet nga çdo qytetar i vendit, sepse pa Kushtetutë, pa kushtetueshmëri vendi nuk ka të ardhme. Kështu që me të gjitha bashkitë e tjera ne jemi të gatshëm. Kandidatët janë shpallur, janë edhe ata kandidatura intelektualësh, biznesmenësh, mjekë, të pavarura, por që do të kenë mbështetjen e plotë të PD dhe koalicionit tonë./ Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll