Politike

"Begaj nuk ka integritet për dorëheqje"/ Berisha: Gjykata Kushtetuese ka pasur vendim mjerane, por sot mbrojti rendin kushtetues

Duke folur në deklaratë për medait, Berisha tha se me vendimmarrjen e pezullimit të dekretit të Begajt, Kushtetuesja meriton të vlerësohet.

9 Tetor 2025, 15:53 Nga E. D
"Begaj nuk ka integritet për dorëheqje"/ Berisha: Gjykata
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa u pyet lidhur me vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme vendore në Tiranë, u shpreh se me vendimmarrjen e kësaj të enjteje, trupa e gjyqtarëve, mbrojti rendin kushtetues. Duke folur në deklaratë për medait, Berisha tha se me vendimmarrjen e pezullimit të dekretit të Begajt, Kushtetuesja meriton të vlerësohet.

Pyetje: Para këtij vendimi, në rastet kur Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar paditë e PD, ju e keni konsideruar si të kontrolluar nga Edi Rama. Sot nga kush është e kontrolluar Kushtetuesja?

Sali Berisha: Shiko, që ka patur vendime që Gjykata Kushtetuese i ka mjerane, këtë nuk mund ta mohoj. Nuk ka mbrojtur veten. Por nëse Gjykata Kushtetuese vendos të mbrojë Kushtetutën ne nuk kemi pse të mos e vlerësojmë Kushtetuesen. Këtë vendim unanim, edhe njëherë e theksoj, është në meritë e tyre sepse ai ishte një poshtërim që ju bë dhe rendit kushtetues dhe gjykatës. Dilte ky, ma tha stafi thoshte ai. Çfare stafi..

Pyetje: A duhet të japë dorëheqjen Begaj?

Sali Berisha: Po ku ka integritet për dorëheqjen. Ai duhet shkarkuar./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll