Politike

Berisha: Me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese fituan të gjithë shqiptarët

Në një prononcim për mediat Berisha shtoi se duhet cilësuar si fitore e avoketërve të Erion Veliajt, pasi ishin ato që e çuan çështjen në Kushtetuese.

9 Tetor 2025, 16:02 Nga M.L
Berisha: Me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese fituan
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjeve lokale vetëm në Bashkinë Tiranë, ishte një fitore jo vetëm për forcën e tij politike por edhe për çdo shqiptar. Në një prononcim për mediat Berisha shtoi se duhet cilësuar si fitore e avoketërve të Erion Veliajt, pasi ishin ato që e çuan çështjen në Kushtetuese.

Pyetje: Do i ndërprisni përgatitjet për Tiranën, tani?

Sali Berisha: Për Tiranën do të punojmë çdo ditë, por natyrisht do të respektojmë vendimin e gjykatës.

Pyetje: Pezullimi i dekretit u bë pas një padie që bëri Veliaj. Tani që është pezulluar kjo është një fitore e PD, e Veliajt apo një fitore që ju bashkon të dyve?

Sali Berisha: Kjo nuk është një fitore për PD, është një fitore për çdo shqiptar. Për të gjithë ata të cilët besojnë se Kushtetuta duhet respektuar si garanci për të drejtat e tyre. Për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese e çuan avoketërit e Erion Veliajt. Në këtë kontekst është speficikisht një fitore e avokatëve mbrojtës dhe vetë Erion Veliajt./ Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll