Politike

"A të lidh gjë me Artur Shehun?, Berisha: Në takimin e Arubas ka qenë Engjëll Agaçi dhe një ministër i Ramës

Në një prononcim për mediat Berisha teksa u pytet nëse ka diçka që e lidh me Artur Shehun, u shpreh se asnjëherë se nuk e lidh asgjë në mënyrë absolute. 

9 Tetor 2025, 15:48 Nga M.L
"A të lidh gjë me Artur Shehun?, Berisha: Në takimin e
Sali Berisha

TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se në takimin e Arubas ka marrë pjesë edhe një ministër i Edi Ramës, Engjëll Agaçi. Në një prononcim për mediat Berisha teksa u pytet nëse ka diçka që e lidh me Artur Shehun, u shpreh se asnjëherë se nuk e lidh asgjë në mënyrë absolute. Më tej kryedemokrati shtoi se takimi i Arubës nuk mbyllet më, duke shtuar se kreu i SPAK, Altin Dumani e mban dosje të fshehtë sepse duhet ta marrin shqiptarët vesh nga Belgët, Italianët.

Pyetje: Një pyetje për Arubën. A e lidh gjë Sali Berishën me Artur Shehun?

Sali Berisha: Artur Shehu, kurrë sme lidh asnjë gjë në mënyrë absolute.

Pyetje: Keni hipur ju në makinën e tij, siç tha Taulant Balla?

Sali Berisha: Artur Shehu është një vlonjat, i një familje siç më kanë thënë të persekutuar, por siç e morët vesh ju me Engjël Agaçin i bënë 30 hektarë toka dhuratë gjeneral Lisin që e burgosën autoritetet italiane, vetëm e vetëm për të fshehur filmimet e sipërfaqeve të drogës. Ky është i gjithë problemi. Unë nuk e mbaj mend a e kam takuar në jetën time apo jo, as nuk mohoj as se pohoj. Aruba është problemi se u mor një vendim për të dërguar përfaqësuesit në Aruba, thuhet se ka qenë Agaçi dhe një ministër. Nuk dua të them emra. Aruba nuk mbyllet më se, është në dosjen Belge, është dosja e gjykatës në Belgjikë që ka nxjerrë vendin e takimit. Ai ishte Rama apo jo nuk e di, por emri i Ramës është lakuar siç thotë gazetari italian, bazuar në interceptimet e antimafias Italiane. Altin Dumani mban dosje të fshehtë sepse, duhet ta marrin shqiptarët vesh nga Belgët, Italianët dhe Dumani që donte të zgjaste mandatin, dobjonte i mban të fshehta./ Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll