Politike

Mbyllja e seancës nga Peleshi, Berisha: Parlamenti po shkon me shpejtësi drejt fundit të vet

Në një prononcim për mediat, Berisha tha se përsa i përket mbylljes së seancës nga Peleshi, u thotë shqiptarëve se parlamenti po ecën me shpejtësi drejt fundit të vet duke shtuar se PD absolutisht në çdo seancë do qëndrojë në mbrojtje të rregullores dhe në mbrojtje të Kushtetutës.

9 Tetor 2025, 15:17 Nga M.L
Mbyllja e seancës nga Peleshi, Berisha: Parlamenti po shkon me
Sali Berisha

TIRANAKryedemokrati Sali Berisha tha sot se Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi po asgjeson parlamentin me urdhër të Edi Ramës. Në një prononcim për mediat, Berisha tha se përsa i përket mbylljes së seancës nga Peleshi, u thotë shqiptarëve se parlamenti po ecën me shpejtësi drejt fundit të vet duke shtuar se PD absolutisht në çdo seancë do qëndrojë në mbrojtje të rregullores dhe në mbrojtje të Kushtetutës.

"Faktikisht siç e shifni, çdo ditë ndërmirren akte antikushtetuese dhe kundra shtetit. Kështu Peleshi me urdhër të Edi Ramës, po asgjëson parlamentin. Ju ishit aty, e patë. Në një zhvillim fare normal të seancës, pasi u dakordësua se pas fjalës tie do të fillonin debatet dhe një pjesë e mirë e kolegëve të mi, bashkëpunëtorëve të mi, u tërhoqën nga kërkesa për procedurë, se ishin në listë, mjaftoi fakti që unë denoncova Arubën, denoncova Sinaloan dhe pritjen në zyrën e kryeministrit të bosit të Sinaloas dhe Edi Rama ti jepte urdhër Peleshit të tij që të votonte padiskutim aktet. Unë u them shqiptarëve se ky parlament po ecën me shpejtësi drejt fundit të vet dhe se ne absolutisht në çdo seancë do qëndrojmë në mbrojtje të rregullores dhe në mbrojtje të Kushtetutës," tha Berisha./ Dosja.al

 

sali berisha edi rama parlament niko peleshi

Sondazh

Poll