Politike

Ministret belge vizitë në Shqipëri dhe Kosovë/ Në fokus të diskutimeve marrëveshja për të burgosurit, nuk gjejnë dakordësi me palën në Tiranë

Belgjika ka si qëllim që të bindë dy shtetet shqiptarë për të transferuar në vendet e origjinës të dënuarit që kanë në burgjet e tyre.

8 Tetor 2025, 18:44 Nga E. D
Ministret belge vizitë në Shqipëri dhe Kosovë/ Në fokus
pamje nga takimi

TIRANË- Ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden, dhe ministrja e Azilit dhe Migracionit, Anneleen Van Bossuyt, kanë zhvilluar së fundimi një vizitë në Kosovë dhe në Tiranë. Qëllimi i vizitës së tyre ka të bëjë me diskutimet për marrëveshjen për të burgosurit. Belgjika ka si qëllim që të bindë dy shtetet shqiptarë për të transferuar në vendet e origjinës të dënuarit që kanë në burgjet e tyre.

Dy ministret belge gjatë takimit në Tiranë me ministrin e ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari, nuk kanë gjetur dakordësi për një marrëveshje të re me Shqipërinë. Konkretisht pala belge nuk mori një dritë jeshile për çuar përpara një marrëveshje të re transferimi. Bëhet me dije se pala shqiptare u ka thënë ministreve belge se transferimi i të burgosurve shqiptarë në burgjet e tyre mund të bëhet vetëm mbi bazën e marrëveshjes së vjetër që kanë dy vendet dhe që vlerësohet rast pas rasti.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat pas takimit, Ministria e Drejtësisë thotë se ministri Lamallari vlerësoi forcimin e bashkëpunimit bazuar në besimin reciprok dhe në përmbushjen e te gjitha detyrimeve në kuadër të negociatave me BE, përfshi dhe bashkëpunimin në lidhje me marrëdhëniet juridiksonale penale.

"Kënaqësi të prisja sot në takim homologen time belge, ministren Annelies Verlinden si dhe Ministrin e Azilit dhe Emigracionit në Mbretërinë e Belgjikës, Anneleen Van Bossuyt. E çmoj ketë vizitë si një moment tjetër të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të hershme miqësore midis Shqipërisë dhe Belgjikës, por edhe të nevojës për të eksploruar më tej mundësi të reja bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët. Falënderues për mbështetjen e vijueshme që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE, si dhe për asistencën teknike në fushat e drejtësisë dhe punëve të brendshme," tha Ministria e Drejtesise./Dosja.al

belgjika anneleen van annelies verlinden

Sondazh

Poll