Politike

Grupi i PD nis procedurat për propozimin e shkarkimit të presidentit Begaj

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, ku u diskutua nisma e opozitës për të kërkuar shkarkimin e kreut të shtetit.

8 Tetor 2025, 16:14 Nga M.L
Grupi i PD nis procedurat për propozimin e shkarkimit të presidentit
Foto ilustruese

TIRANA- Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procedurat parlamentare për propozimin e shkarkimit të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, ku u diskutua nisma e opozitës për të kërkuar shkarkimin e kreut të shtetit.

Në njoftimin e shpërndarë pas mbledhjes, thuhet se PD do të veprojë në mbështetje të pikës 2 të nenit 90 të Kushtetutës, që parashikon mundësinë e shkarkimit të Presidentit për “shkelje të rëndë të Kushtetutës”. Ende nuk janë bërë publike detajet konkrete të akteve apo veprimeve që, sipas opozitës, përbëjnë shkelje kushtetuese nga ana e Presidentit Begaj.

Më herët gjatë ditës, kreu i PD-së, Sali Berisha, paralajmëroi nisjen e një mocioni ndaj Presidentit Begaj, duke deklaruar në një konferencë për shtyp se kjo nismë synon “mbrojtjen e institucionit të Presidencës” nga, sipas tij, “përfshirja e paligjshme në proceset elektorale”./ Dosja.al

 

grupi i pd shkarkimi i bajram begajt

Sondazh

Poll