Politike

Zgjedhjet e 9 Nëntorit! Zbulohet skema e Partisë Demokratike për ndarjen e deputetëve, ja kush do bëjë fushatë në Tiranë

Burime nga opozita bëjnë me dije se Partia Demokratike ka vendosur që deputetët e saj, në zonat ku nuk zhvillohen zgjedhje, të angazhohen plotësisht në fushatën për Bashkinë e Tiranës.

8 Tetor 2025, 17:06 Nga M.L
Zgjedhjet e 9 Nëntorit! Zbulohet skema e Partisë Demokratike për
Florian Binaj

TIRANA- Partitë politike kanë ndezur “motorët” për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen më 9 nëntor në gjashtë bashki të vendit. Burime nga opozita bëjnë me dije se Partia Demokratike ka vendosur që deputetët e saj, në zonat ku nuk zhvillohen zgjedhje, të angazhohen plotësisht në fushatën për Bashkinë e Tiranës.

Sipas informacioneve, çdo njësi e kryeqytetit do të mbulohet nga grupe deputetësh demokratë, të cilët do të jenë në terren gjatë gjithë periudhës së fushatës. Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka kërkuar maksimizimin e përpjekjeve për mbështetjen e kandidatit të pavarur, Florjan Binaj, i cili gëzon mbështetjen politike të opozitës.

Fushata pritet të zhvillohet në një klimë të ndezur politike, ndërsa beteja për Tiranën shihet si përplasja më e fortë mes mazhorancës dhe opozitës në zgjedhjet e 9 nëntorit./ Dosja.al

florian binaj opozita zgjedhjet e 9 nentorit

Sondazh

Poll