Politike

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Berisha: Të gjitha kandidaturat tona janë të pavarura

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike Berisha tha se kjo tregon se ky model është mikpritur dhe do të bëjnë gjithçka për t’i mbështetur ata.

8 Tetor 2025, 14:05 Nga E.d
Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Berisha: Të gjitha kandidaturat tona janë
Edi Rama

TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot, përsa i përket zgjedhjeve të pjesshme të 9 nëntorit, se të gjitha kandidaturat e tyre janë të pavarura. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike Berisha tha se kjo tregon se ky model është mikpritur dhe do të bëjnë gjithçka për t’i mbështetur ata.

"Së fundmi, dy gjëra. Ne shkojmë në zgjedhje lokale dhe kam kënaqësinë që të informoj se në gjitha zonat ku ato zhvillohen, janë përzgjedhur ose kanë kandiduar kandidatura të pavarura, çka do të thotë se e kanë mirëpritur shumë këtë model të përzgjedhur këtë herë nga PD dhe aleatët e saj. Kandidatura me reputacion të shkëlqyer, qoftë në Vlorë, në Berat, në Cërrik, në Mat, Tepelenë. Pra, ne u ofruam qytetarëve një model, nuk është se nuk e kemi përdorur, ne e kemi përdorur edhe në vitet 2001 e më radhë, por e rëndësishme është që janë paraqitur kandidatura pakrahasimisht eprore me ato që dërgon partia e krimit.

Imagjinoni ju Florjan Binajn me keqbërësen Manastirliu, që edhe vetë është bërë verem kur mori vesh se emërohet nga Edi Rama, sepse e di se qytetarët nuk mund t’ia falin vjedhjet e saj, korrupsionin e saj, etj. Në Vlorë ka dërguar një deputetë, që më shumë duket përfaqësuese e vetes së saj. Famoze për korrupsion. Imagjinoni ju, edhe ushqimin e të sëmurëve e ka vjedhur me tendera. Ajo ka akte shumë të rënda në qëndrimin ndaj të sëmurëve. Ajo është denoncuar shumë herë për qëndrimet çnjerëzore në spitalin psikiatrik. Prandaj e ka zgjedhur ai. Edhe në këtë kontekst, opozita kudo ka një epërsi. Pra, janë këto rrethana. Ne do i mbështesim me të gjithë forcën tonë. Demokratët duhet të bëjnë gjithçka për suksesin e këtyre intelektualëve, këtyre personaliteteve, diku është mjek, arkitekt, artist, biznesmen, historian. Pra, janë të prurjeve të ndryshme. Të bëjmë çdo gjë për mbështetjen maksimale të tyre dhe suksesin e tyre në fushatë," tha Berisha./ Dosja.al

sali berisha partia demokratike

Sondazh

Poll